TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë që Kosovën ta furnizojmë me gaz amerikan përmes Vlorës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se qeveria e ka në plan përdorimin e gazit të lëngshëm amerikan. Veçse tha se kjo synohet të bëhet përmes portit detar, e jo me gazsjellës.

by Fetije Kamberi
40 minuta ago
0 0
A A

Është një ndër çështjet që u diskutua shumë.

Shtetet e Bashkuara veçse i kanë kërkuar Kosovës të bëhet pjesë e projektit rajonal për gazin amerikan.

E tani, planet për furnizim siç duket po shqyrtohen.

Veçse një gjë e tillë, po synohet të bëhet përmes termocentralit të Vlorës, e jo me gazsjellës.

I shkurtër në këtë deklarim ishte këtë të mërkurë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës”, ka thënë Kurti.

Këtë koment ai e bëri gjatë një vizite në Kramovik të Rahovecit.

Atje, Kurti qe i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e parkut solar.

S’vonoi shumë e shiriti u pre.

Kurti tha se ky park ka kapacitet prej 105 megavatësh.

“Falënderoj qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen në përgatitjen dhe dizajnimin e ankandit të parë solar. Ekspertiza e tyre ka ndihmuar që procesi të zhvillohet mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të krijojë besim te investitorët”, ka thënë tutje Kurti.

Se sa është i rëndësishëm është ky projekt për ekonominë kosovare, tregoi ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli.

“Çfarë kemi arritur më shumë se gjithçka, më shumë se çmimi konkurrues, më shumë se megavatët që do të shtohen, është që kemi dëshmuar se Kosova mund të zhvillojë projekte të mëdha sipas standardeve ndërkombëtare, praktikave më të mira, të tërheqë kapital, teknologji e kompani serioze”, u shpreh Rizvanolli.

Disa detaje i dha edhe kryetari i Rahovecit.

“Investimi shtrihet në Guri të Kuq dhe Kramovik, ndërsa përmes Kuvendit të Komunës së Rahovecit kemi vënë në shfrytëzim një pronë komunale diku rreth 2 hektarë. Po ashtu, në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës, është realizuar edhe bartja e gjithsej 112.56 hektarëve tokë për shfrytëzim”, theksoj Latifi.

Ashtu siç u bë e ditur, ky projekt është mundësuar nga një kompani nga Rahoveci, por me lokacion në Zvicër.

Për fund, Kurti u pyet nga gazetarët edhe për takimet e reja për formimin e institucioneve, por për këtë, nuk pati një përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Rastet e helmimit në Han të Elezit, deklarohet drejtoresha e Shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën