TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka të qartë se lufta kundër varësisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduar, e cila fillon nga parandalimi, vijon me edukimin edhe ndërgjegjësimin, ofron mbështetje psiko-sociale dhe shëndetësore, me qëllim të zvogëlimit të dëmit për ata që marrin drogë dhe garanton rehabilitim e ri-integrim dinjitoz në shoqëri.

Ai në konferencën nacionale “Një komunitet pa varësi”, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth, tha se Policia e Kosovës po fuqizohet në luftën kundër shpërndrajes së substancave narkotike.

“Ne po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike, ndërkohë që po investojmë në qendra trajtimi dhe programe rehabilitimi për të rinjtë tanë. Një shembull i këtij bashkëpunimi është mbështetja prej afro 39 mijë eurosh, që Ministria e Drejtësisë ka ndarë për organizatën ‘Labirinti’ për vitin 2025, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë është rritur përkrahja nga 16 mijë euro në vitin 2023, në 44 mijë euro për vitin 2024, ndërkaq për 30 muajt e ardhshëm janë ndarë afër 60 mijë euro në fushën e edukimit dhe ngritjes së vetëdijes për testim për HIV dhe Hepatit C tek përdoruesit injektues të drogave. Një program i udhëhequr nga peer edukatorët, siç quhet, ku pjesëtarëve të komunitetit iu ofrohet një rol udhëheqës dhe një rol më i fortë mbikëqyrës për komunitetin, po ashtu është pjesë e planit tonë të veprimit që po e zhvillojmë aktualisht. Paralelisht, po investohet për programe parandaluese, edukative dhe shërbime të trajtimit dhe rehabilitimit për përdoruesit e drogave, në mënyrë që të zvogëlohet dëmi shëndetësor dhe social i varësisë. Përmes këtij angazhimi, Kosova synon të ndërtojë një shoqëri më të sigurt dhe më të shëndetshme”, u shpreh Kurti, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ai gjithashtu theksoi përkushtimin në zbatimin e Strategjisë Shtetërore kundër Drogave 2024–2028, si një nga prioritetet për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurisë së qytetarëve, duke shtuar se përmes kësaj strategjie dhe Plani të Veprimit, janë përcaktuar masa të qarta, të cilat e kombinojnë luftimin e zinxhirëve të shpërndarjes së drogave me forcimin e mekanizmave të edukimit, në veçanti tek moshat e reja shkollore, por edhe parandalimin e rehabilitimin duke i pasur gjithashtu në fokus.

Kurti bëri thirrje për një front të bashkuar dhe të palëkundur kundër varësisë, duke theksuar se vetëm një komunitet i vetëdijësuar, i angazhuar dhe aktiv, mund të krijojë një të ardhme të lirë nga varësia.

“E dimë që sfida është shumë e madhe, por ne nuk mund të pranojmë që varësia të bëhet realiteti i hidhur i rrugëve tona, i shkollave tona, apo i familjeve tona. Kjo është një betejë që e fitojmë vetëm së bashku: institucionet, policia, komunat, shoqëria civile, mediat, shkollat, prindërit dhe vetë të rinjtë”, deklaroi kryeministri, teksa uroi që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të vazhdojë të jetë i frytshëm, në dobi të fëmijëve të Kosovës pa dallim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani

Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani

Vllasi parashikon rënie të VV-së nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme

Vllasi parashikon rënie të VV-së nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme

Vllasi: Nuk pres formimin e Qeverisë Kurti 3 pa koalicion

Vllasi: Nuk pres formimin e Qeverisë Kurti 3 pa koalicion

Osmani bisedon me emisaren britanike: Shpreha shqetësim të thellë për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet tona

Emisioni “Info Nata” 14.10.2025

Emisioni “Info Nata” 14.10.2025

Anglia kualifikohet në Botëror, për Shqipërinë tani mbetet vetëm rruga e play-offit

Anglia kualifikohet në Botëror, për Shqipërinë tani mbetet vetëm rruga e play-offit

Smajljaj: Votat e PDK-së përcaktojnë fituesin në balotazhin për Prishtinën

Smajljaj: Votat e PDK-së përcaktojnë fituesin në balotazhin për Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën