TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Pesë marrëveshjet me Francën forcojnë partneritetin dhe mbështesin zhvillimin e Kosovës

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Kurti: Pesë marrëveshjet me Francën forcojnë partneritetin dhe mbështesin zhvillimin e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi me ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës Franceze, Benjamin Haddad, duke bërë të ditur se gjatë vizitës së tij janë nënshkruar pesë marrëveshje mes Kosovës dhe Francës.

Sipas Kurtit, marrëveshjet e arritura thellojnë bashkëpunimin dypalësh në disa fusha kyçe, përfshirë drejtësinë, investimet infrastrukturore dhe arsimin.

“Vizita e sotme e ministrit Haddad vjen në vazhdën e drekës së punës që zhvillova me presidentin Emmanuel Macron më 17 mars në Pallatin Elize dhe të angazhimit tonë të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Sot, ky angazhim u konkretizua me nënshkrimin e pesë marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai bëri të ditur se Marrëveshja për ekstradim dhe Marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë në luftimin e krimit dhe sigurimin e llogaridhënies.

Ndërkaq, sipas tij, marrëveshja për kredi në vlerë prej 60 milionë eurosh dhe themelimi i Komitetit Francë–Kosovë do të mbështesin investimet infrastrukturore, përgatitjet dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe trashëgiminë e tyre afatgjatë.

Kurti theksoi se marrëveshja administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge do të zgjerojë mundësitë për mësimin e kësaj gjuhe dhe do ta afrojë më tej Kosovën me hapësirën frankofone.

Ai njoftoi gjithashtu se në takimin me Haddad kanë diskutuar për integrimin evropian të Kosovës, sigurinë rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe thellimin e partneritetit dypalësh.

“Ia kërkova mbështetjen e Francës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, u shpreh Kurti.

Në fund, kryeministri në detyrë falënderoi ministrin francez për vizitën dhe angazhimin e tij në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëveshjet e nënshkruara sot dëshmojnë se partneriteti ynë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në projekte, investime dhe rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës”, përfundoi ai.

Tags: albin kurtiBenjamin Haddadministri francesTËVË !
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën