TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton dëshmoren Elfete Humolli në 33 vjetorin e rënies

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti përkujton dëshmoren Elfete Humolli në 33 vjetorin e rënies

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar dëshmoren Elfete Humolli në 33 vjetorin e rënies së saj, përderisa po protestonte për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Kurti ka përshkruar ecurinë e demonstratave në atë dite në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës, prej nga vinte Humolli.

“Atë ditë, më 1 shkurt 1990, fushat pranë rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë në Lupç të Poshtëm, ishin mbuluar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia e Serbisë, kundër mijëra demonstruesve shqiptarë nga fshatrat e kësaj ane të Llapit, që po thërrisnin për demokraci, përballë pushtetit të Serbisë që po i përndiqte shqiptarët në Kosovë duke i diskriminuar etnikisht dhe duke i shtypur egër politikisht. Ishte dita e dytë që banorët e këtyre anëve po demonstronin për të drejta politike, për liri dhe kundër shtypjes nga regjimi serb. Një ditë më parë, teksa po shpërndaheshin në mbrëmje, shumë demonstrues kishin bërë homazhe te varri i Afrim Zhitisë në fshatin Lluga”, ka shkruar Humori.

Përderisa ka shtuar se ajo u vra me breshëri plumbash dhe ka përmendur fjalët e fundit të Humollit.

“Në demonstratën e 1 shkurtit 1990, policia serbe shtiu me breshëri në drejtim të demonstruesve duke goditur katër prej tyre: Elfete Humolli vdiq nga plagët në vend, kurse Eset Kaçiu, Ismet Krasniqi dhe Avni Retkoceri mbetën të plagosur. E lindur më 15 shkurt 1973, Elfete Humolli u vra dy javë para se të bëhej 17 vjeçe. Atë ditë, Elfetja ishte agjërueshëm dhe para frymës së fundit, kishte pyetur për vëllain e saj 13 vjeçar: “Ku është Mentori, a ka shpëtuar?””, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se “në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për t’u çliruar nga Serbia pushtuese, të ardhur nga dy rrugë të ndryshme, liria si destinacion i bashkoi motër dhe vëlla: Elfeten demonstruese për çlirim dhe Mentorin luftëtar të UÇK-së, që ranë bashkëdëshmorë për lirinë e Kosovës”.

“Lavdi Elfete Humollit! Lavdi Mentor Humollit sikur edhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”, ka përfunduar Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

I lënduari në rrugën “A” nga rrëzimi i kranit momentalisht në gjendje stabile

I lënduari në rrugën “A” nga rrëzimi i kranit momentalisht në gjendje stabile

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Raporti preliminar i IKKL-së: Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 12 mijë e 230 persona

Rusia e fut themeluesin e Telegramit në listën e të kërkuarve për ndihmë ndaj terrorizmit

Rusia e fut themeluesin e Telegramit në listën e të kërkuarve për ndihmë ndaj terrorizmit

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Lazio heq dorë nga Broja

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Zhegrova kthehet në stërvitje me grupin

I lënduari në rrugën “A” nga rrëzimi i kranit momentalisht në gjendje stabile

I lënduari në rrugën “A” nga rrëzimi i kranit momentalisht në gjendje stabile

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se SHBA-ja ka pranuar t’i japë Ukrainës licenca për të prodhuar sistemet raketore Patriot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën