TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti përkujton 20-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës: Figurë kyçe e shtetndërtimit dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Kurti përkujton 20-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës: Figurë kyçe e shtetndërtimit dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës

Ibrahim RUGOVA , Praesident der Provinz Kosovo . Pristina , 22.03.2005 , Pristina Serbien und Montenegro PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xThomasxKoehxlerx Ibrahim Rugova President the Province Kosovo Pristina 22 03 2005 Pristina Serbia and Montenegro PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright xThomasxKoehxlerx

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 20-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke e cilësuar atë si figurë kyçe të shtetndërtimit, pluralizmit politik dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Kurti ka theksuar se periudha e demokratizimit dhe e ndërkombëtarizimit të Kosovës është e lidhur ngushtë me emrin e Rugovës, i cili ishte kryetari i parë dhe më jetëgjatë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 e deri në vdekjen e tij më 21 janar 2006.

Sipas Kurtit, Rugova udhëhoqi Kosovën në një periudhë tejet të vështirë, kur Serbia kishte vendosur regjim apartheidi dhe kishte mohuar ekzistencën e Republikës së Kosovës. Ai u zgjodh President i Kosovës më 24 maj 1992, duke udhëhequr një shtet juridikisht dhe politikisht unik, i cili në atë kohë njihej vetëm nga Republika e Shqipërisë.

“Konsistenca e tij në rezistencën paqësore dhe urtësia në mendim e veprim i hapën rrugë Kosovës në forume dhe tryeza ndërkombëtare, deri në takime me liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton”, ka theksuar Kurti.

Ai ka vënë në pah rolin e Rugovës në orientimin perëndimor të Kosovës dhe në artikulimin e drejtë të çështjes së saj në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se Rugova ishte Presidenti i parë i Kosovës si para ashtu edhe pas çlirimit.

Kurti ka kujtuar edhe jetën akademike të Ibrahim Rugovës, i lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut, i cili ishte studiues i njohur i letërsisë dhe gjuhës shqipe, autor i dhjetëra studimeve dhe librave shkencorë, si dhe hulumtues në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

“Në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë me nderim Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e Parë të Kosovës, intelektualin dhe udhëheqësin që ka zënë vend të veçantë në historinë politike dhe kulturore të vendit”, ka përfunduar Kurti.

Tags: albin kurtiibrahim rugovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi për 400kg kokainë, të akuzuarit ankohen për zvarritje të procesit

Gjykimi për 400kg kokainë, të akuzuarit ankohen për zvarritje të procesit

Tronditet Dragashi – Djali me probleme mendore privon nga jeta nënën

Tronditet Dragashi – Djali me probleme mendore privon nga jeta nënën

Familjarët e 50 – vjeçares që vdiq si pasojë e djegies së shtëpisë thonë se zjarri u shkaktua nga rryma

Zjarr në një shtëpi në Goriq, 82 vjeçari shpëton, e bija e palëvizshme vdes

Zeqiri: Manipulimi i votave është bërë me vetëdije, Prizreni vendndodhje e krimit

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Dy persona në Pejë arrestohen për deklarim të rremë

Zyrtare: Xabi Alonso bëhet trajner i Bayer Leverkusen

Xabi Alonso mund të marrë drejtimin e gjigantit anglez

Real Madridi “shkel” Monacon

Arbeloa kërkon mbështetjen e tifozëve të Realit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën