Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjetja e një mbishkrimi të perandorit Justinan në lokalitetin Arkeologjik në Ulpianë, janë dëshmi e lidhjes së perandorit me Dardaninë.
Ky zbulim është bërë nga një grup arkeologësh të Kosovës dhe Francës, e që sipas Kurtit është kjo është dëshmi e bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Në rrënojat e qytetit romak Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi të rralla të lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës – dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në Twitter
Në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana, zbulohet mbishkrimi i kohës së Perandorit Justinian







