TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për punimin e rrugëve: Në të kaluarën bëheshin me plane të dobëta, tash sipas ligjit

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Kurti për punimin e rrugëve: Në të kaluarën bëheshin me plane të dobëta, tash sipas ligjit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vlerësuar se në të kaluarën punimi i rrugëve është bërë me plane të dobëta dhe se ka pasur përgatitje të pakta. Ndërsa sipas tij, pas ardhjes në pushtet të kësaj qeverie, rrugët po punohen me plane të hollësishme dhe sipas ligjit.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata. Tash me qeverinë tonë ne kemi shumë përgatite, plane të hollësishme, andaj edhe punët janë të rregullta sipas procedurave e ligjit”, ka thënë ai.

Këtë deklaratë ai e dha sot, kur bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizituan vendpunimet e rrugës Prishtinë –Mitrovicë.

Nga atje, Kurti uroi qytetarët duke u zotuar se do të përpiqen që punimet të shkojnë shpejt.

Kryeministri po ashtu, njoftoi se punimet po kryhet nga një kompani kosovare e një bullgare, ndërsa po mbikëqyren nga një austriake.

“Kjo pjesë dihet që ka një dendësi të trafikut dhe është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Prishtinës, Mitrovicës dhe më gjerë se kaq, meqenëse kjo bëhet pjesë e lidhjeve shumë më të mëdha rajonale. Sigurisht që është një ditë e mirë, kompania nga Kosova e kompania nga Bullgaria punojnë bashkë, ndërkaq mbikëqyren nga Austria. Andej të gjithë qytetarëve të Republikës, jo vetëm të kësaj zonë këtu, urime e përgëzime. Do të përpiqemi që punimet të shkojnë mbarë, mirë dhe shpejt”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, ministri, Aliu tha se po krijojnë kushtet që punimet të kryhen brenda afatit dhe të kenë cilësinë e duhur.

“Qytetarët kanë të drejtë që janë skeptik. Sistemi i përgjithshëm i inspektimit të rrugëve dhe ndërtimit të tyre ka qenë jo i rregulluar mirë në vendin tonë. Ne kemi insistuar që të kemi sistem që krijon kushte që punët të kryhen brenda afat dhe punimet të kenë cilësinë e duhur”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Oda e Infermierëve dënon sulmin fizik ndaj punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës

Oda e Infermierëve dënon sulmin fizik ndaj punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës

Rama: Masakra e Reçakut, plagë që nuk mbyllet kurrë

Rama: Masakra e Reçakut, plagë që nuk mbyllet kurrë

Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

Taksisti 55-vjeçar gjendet pa shenja jete brenda veturës së tij në Prizren, policia nis hetimet

Irani rihap hapësirën ajrore

Irani rihap hapësirën ajrore

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

Rusia dëbon një diplomat britanik të akuzuar për spiunazh

Rusia dëbon një diplomat britanik të akuzuar për spiunazh

Ibrahimoviqi shqiptar kërkohet në Spanjë e Itali

Ibrahimoviqi shqiptar kërkohet në Spanjë e Itali

Sportistët më të paguar në vitin 2025 – Ronado fitoi dyfish më shumë se Messi

Sportistët më të paguar në vitin 2025 – Ronado fitoi dyfish më shumë se Messi

Flick humb durimin, kërkon nga klubi ta shesë mbrojtësin e Barcelonës

Flick humb durimin, kërkon nga klubi ta shesë mbrojtësin e Barcelonës

NBA: Triumfojnë mysafirët, Cleveland, Denver, Toronto dhe Chicago

NBA: Triumfojnë mysafirët, Cleveland, Denver, Toronto dhe Chicago

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën