TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për protestat në pikat kufitare: Grupe të maskuara në sy të policisë serbe bënin rolin e policit

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Kurti për protestat në pikat kufitare: Grupe të maskuara në sy të policisë serbe bënin rolin e policit

Kryeministri i vendit Albin Kurti të mërkurën në hyrje të mbledhjes së qeverisë ka folur për vizitën e tij në komunat veriore, i cili vizitoi fshatrat e komunës së Leposaviqit, Cerarë, Leshak dhe Bistricë ku po ndërtohen shtëpi për familjet shqiptare dhe po ndërtohet një baze e re për Policinë e Kosovës. Sipas tij në këto zona po bëhen investime që nuk janë bërë tash e dy dekada, ndërkaq ka folur edhe për mbylljen e komunave paralele serbe si dhe bllokimin e rrugëve në territorin e Serbisë, për çka ka thënë se AKI dhe Policia kanë parandaluar mundësinë e ngritjes së tensioneve si dhe janë duke punuar në këtë drejtim aktualisht.

Të mërkurën i thirri në takim të gjithë ministrat.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë foli edhe për vendimet e marra për katër komunat veriore.

Në fjalinë hapëse të mbledhjes, ai komentoi vizitën në veri gjatë ditës së djeshme.

“Vizitat tona, të zyrtarëve shtetërorë në këto komuna nuk janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme për t’i kuptuar nevojat që kanë qytetarët. Për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella dhe për të kuptuar sa anash janë lënë qytetarët atje, ne po bëjmë këto vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë qe dy dekada, po shtohen shërbimet që i kanë munguar qytetarëve”, tha Kurti.

Kryeministri komentoi edhe mbylljen e pesë komunave paralele serbe, ai shtoi se nuk janë duke punuar kundër askujt, por duke hapur institucionet e Kosovës sipas ligjit dhe kushtetutës së Republikës.

“Pas raportimeve se në katër komunat veriore strukturat paralele po zhvillonin veprimtari ilegale, institucionet e sigurisë kanë marrë veprime ligjore për lirimin e tyre… kjo na ka mundësuar që të ofrojmë shërbime të ligjshme. Në ato objekte do të funksionalizohen njësia për patentë shoferë, qendra për punë sociale, shërbime të mirëqenies sociale, shërbimi për regjistrimin e automjeteve e shërbime të tjera të Ministrisë së Ekonomisë. Qeveria nuk po mbyll zyre, përkundrazi po hap, nuk po kufizon shërbimet, po i shton ato”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kreu i ekzekutivit vlerëson se nuk janë duke i mbyllur vendet e punës askujt, duke e ndërlidhur me aktet e fundit të Serbisë me grupet e maskuara që bllokuan rrugët në territorin e Serbisë në pikat kufitare me Kosovën.

“Se kush është për mbyllje e pamë javën e kaluar. Grupe të maskuara në sy të policisë serbe bënin rolin e policit kufitar duke ndaluar veturat dhe legjitimuar qytetarët për të kuptuar etnitetin e tyre. Institucionet tona, Policia dhe inteligjenca kanë punuar që qëllimi i këtyre grupeve të dështojë siç edhe ndodhi. Ka edhe shumë punë që po bëhen që nuk dihen e nuk diskutohen në publik. Dua të falënderoj zyrtarët policorë dhe agjentët tanë që u mundësojnë qytetarëve të shohin dhe jetojnë vetëm rezultate pozitive, përkundër planeve të këqija që synohen e nuk realizohen dhe nuk merren vesh asnjëherë”, tha ai.

E për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër, për TRT Ëorld, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se aktualisht janë duke pritur një kohë më të përshtatshme për këtë dhe në koordinim me KFOR-in e vendet e QUIN-it.

Tags: kurtiprotesta ne pikat kufitarevizitat ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën