TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 23”: Është fatkeqësi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 23”: Është fatkeqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, pas një diskutimi që e pati në një forum të organizuar në Bratisllavë të Sllokavisë, ai e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Defender Europe 23”.

“Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?!”, është shprehur Kurti.

Kurti foli edhe për takimin që e mbajti me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Takimi ishte i rëndësishëm. Ne duhet ta kemi zbatimin (e marrëveshjes Kosovë- Serbi), në rrugë të drejtë dhe mendoj se kemi pasur nganjëherë stagnim dhe nganjëherë largim nga rruga. Prandaj, për mua ishte shumë e rëndësishme të vij në Bratisllavë për këtë takim dhe t’i takoj të dy ata, z. Borell dhe z.Lajçak, sepse duhet të ketë qartësi lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia. Dhe, në anën tjetër, na duhet sa më herët që është e mundur, zbatimi i marrëveshjes. Të mos harrojmë, ne kemi një marrëveshje, ne nuk kemi zgjidhje. Por, ne nuk kemi zgjidhje jo sepse nuk kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes. U mundova t’i bind Borellin dhe Lajçakun për fokus 100 për qind në kuptim të kohës dhe energjisë për të sekuencuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, Kurti ka thënë se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës, për demokracinë dhe zhvillimin e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën