TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Për keqardhje që shumë komuna s’aplikuan fare për banim të përballueshëm dhe social

by teve1
1 vit ago
1
A A
Kurti: Për keqardhje që shumë komuna s’aplikuan fare për banim të përballueshëm dhe social

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, dhe bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, të martën kanë vendosur gurthemelin e kompleksit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në këtë komunë.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, ky kompleks përbëhet nga dy ndërtesa, me gjithsej 135 njësi banimi, nga to 103 do të jenë njësi të banimit të përballueshëm, ndërsa për banim social do të jenë 32 njësi.

“Është një rrëfim suksesi i bashkëpunimit të Qeverisë me Komunën, pastaj me Korporatën Ndërkombëtare Financiare dhe me Institutin për Studime të Banimit. Dija, financat, pushteti qendror dhe pushteti lokal janë bërë bashkë për t’i ndihmuar çiftet e reja që të kenë banesat e dinjitetshme, ku së paku njëri prej tyre duhet të jetë nën moshën 37 vjeçare dhe gjithashtu për prindërit vetushqyes”, ka deklaruar Kurti.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria në detyrë punon dhe bashkëpunon me komunat të cilat aplikojnë për të mirën e qytetarëve, derisa thuhet se ka shprehur keqardhje që vetëm 13 komuna nga 38 gjithsej kanë aplikuar për projektin për Banim të Përballueshëm dhe Social.

“Kryeministri Kurti falënderoi Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kryetarin e Komunës, Muhaxheri, dhe të pranishmit tjerë për punën dhe kontributin e tyre deri në inaugurimin e punimeve të këtij projekti me rëndësi jetike siç është kjo e banimit, sepse sipas tij, është e drejtë themelore njerëzore që për jetesë të mirë të kemi banesë të dinjitetshme”, thuhet në komuniktarë.

Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka në deklarimin e tij për media ka njoftuar se kohëzgjatja e këtyre punimeve është tre vjet, vlera e projektit është 10,083,015 euro dhe sipërfaqja ndërtimore 22,362 m².

Ndërkaq, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, pas vendosjes së gurthemelit ka thënë se parcela e ndarë nga komuna për këtë projekt është ndarë sipas planit zhvillimor komunal dhe hartave zonale dhe se nuk ka pasur asnjë pengesë për lëshimin e lejes për ndërtimin e këtyre banesave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Kurti mbështet organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”, priten pjesëmarrës nga mbi 10 shtete

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

Vendoset gurthemeli i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Obiliq

“Vita” reagon pas inspektimit: Vendimin për pezullimin nuk e ka marrë ministria, por ne si bord

“Vita” reagon pas inspektimit: Vendimin për pezullimin nuk e ka marrë ministria, por ne si bord

Logos-A boton librin më të ri, “Sfera publike e lëngshme – mediet sociale, opinioni publik dhe (pa)mundësia e dialogut Kosovë- Serbi” të Mehmet Kalisit drejtor i Tëvë1

Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane

Skandal në Botëror, polici amerikan përfshihet në një incident me Kombëtaren egjiptiane

Serbia arreston një kosovar nën dyshime për krime lufte

Serbia arreston një kosovar nën dyshime për krime lufte

Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën