TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për Hadrin: Triumf i drejtësisë, Serbia ta kompletojë me dorëzim

by TËVË 1
1 vit ago
4
A A
Kurti: Në Kosovë s’ka problem ndëretnik, ka barrierë gjyqësore

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur triumf të drejtësisë, dënimin me burg të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve të shpallur fajtorë për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadrit.

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se drejtësia kompletohet nëse Serbia i dorëzon vrasësit te institucionet e Belgjikës, prej nga edhe u mor vendimi.

“Ky konfirmim i sistemit të drejtësisë së Belgjikës për dënimet paraprake me burgim të përjetshëm për vrasësit e Enver Hadrit, është një triumf i drejtësisë që për t’u kompletuar, do të duhej të pasohej nga bashkëpunimi i autoriteteve të Serbisë duke i dorëzuar këta tre vrasës te autoritetet e Belgjikës”, ka shkruar ai.

Kurti më tutje ka shprehur kurajën e tij për familjen e Hadrit, të cilët kanë kërkuar drejtësi në Gjykatën e Apelit në Bruksel.

“Fatkeqësisht, ashtu sikurse gjykimi fillestar edhe shqyrtimi i ankesave të dy nga tre të dënuarit, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, u zhvillua në një proces gjyqësor në mungesë të tre të akuzuarve dhe të dënuarve, pasi që autoritetet e Serbisë kanë refuzuar t’i dorëzojnë ata te autoritetet e drejtësisë në Belgjikë. Të porositur nga shërbimi serb i zbulimit, Veselin Vukotiq, Andrija Drashkoviq dhe Bozhidar Spasiq, në bashkëkryerje kishin qenë pjesë e ekzekutimit të atentatit ndaj Enver Hadrit. Për përfshirje në vrasjen e Hadrit, kanë qenë të dyshuar edhe disa të tjerë, dy prej të cilëve qenë vrarë në konflikte mes grupesh kriminale serbe më vonë. Me këtë rast, për kurajon e tyre që të kërkojnë drejtësi në Gjykatën e Apelit në Bruksel, u shpreh konsideratat e mia familjes Hadri”, ka shkruar ai.

Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.

Juria e Gjykatës së Apelit të Belgjikës ka konfirmuar dje në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit kosovar Enver Hadri.

Tags: albon kurtienver hadriTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Mashtrim në WhatsApp: Kujdes, mund t’ju rrëmbejnë llogarinë

Alarm për mashtrim të ri në WhatsApp edhe në Shqipëri

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën