TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për BBC Radio: Kremlini po e përmend Kosovën çdo të dytën ditë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A

“Në të kaluarën Kremlini e përmendte Kosovën një herë në muaj, ndërsa tani po na përmend disa herë në javë, çdo të dytën ditë, dhe unë besoj që ata dëshirojnë ta keqinterpretojnë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, që ishte për ta ndaluar gjenocidin, si përpjekje për ta justifikuar imperializmin e tyre, aspiratat e tyre hegjemoniste dhe së fundi pushtimin dhe agresionin e tyre ushtarak kundër Ukrainës”, ka thënë Kurti.

“NATO ndaloi gjenocidin serb në Kosovë. 19 shtete u bashkuan për të ndaluar Kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, pasi ai veçse kreu gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë. Pra, ishte gjenocidi i dytë në kontinentin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore që e bëri NATO-n të ndërhynte”, është shprehur më tej Kryministri Kurti, shkruan teve1.info.

Kurti po ashtu ka thënë se NATO, shtetet e NATO-s, populli i Evropës duhet ta ndihmojnë popullin ukrainas sepse  sipas tij ata po e mbrojnë të gjithë kontinentin.

“Ne duhet t’i ofrojmë të gjithë ndihmën popullit ukrainas, por në të njëjtën kohë nuk duhet ta tolerojmë asnjë lloj neutraliteti në këtë konflikt. Nuk është e mundur të jesh neutral në mes të zjarrit dhe zjarrfikësit. Është thelbësore tani të bashkohemi dhe të jemi aktiv në solidaritet me Ukrainën, por në të njëjtën kohë të gjitha vendet në Evropë të cilat nuk e dënojnë ashpër dhe nuk vendosin sanksione ndaj Federatës Ruse duhet t’i shohim me shqetësim”, është shprehur ai.

I pyetur nëse nga Kosova është dërguar ndonjë luftëtarë për të luftuar përkrah trupave ukrainase, Kurti është përgjigjur se “asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar për të luftuar në Ukrainë. Ai tha se ata po thonë lloj-lloj dezinformatash dhe pretendimesh të rreme sepse kjo është pjesë e luftës së tyre hibride.

“Pra, lufta hibride është plot gënjeshtra, plot narrativa të rreme dhe lufta hibride kthehet në luftë. Më lejoni t’ju rikujtoj se Presidenti Putin u bë Kryeministër i Federatës Ruse vetëm dy muaj pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, dhe gjithashtu disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, ai aneksoi Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë. Pra, Ballkani Perëndimor është në rrezik për shkak të mosdistancimit të Beogradit nga Kremlini”, ka shtuar ai.

“Unë jam shumë i bindur se Presidenti Putin nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë me Presidentin Zelenski, në fakt ai dëshiron ta vrasë atë. Ai dëshiron të ulet me Presidentin Biden, dhe kjo është shumë shqetësuese sepse do të kërkoheshin kriza të tjera në kontinentin evropian ku ka mundësi të shkaktohet konflikt dhe luftë në mënyrë që ta copëtojnë Evropën ashtu siç bënë para më shumë se 70 viteve”, ka thënë Kurti për Radio BBC.

Kurti  më tej ka shtuar se “Serbia është shteti i vetëm në Rajon që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë. Ata kanë lidhje të forta politike, ekonomike dhe ushtarake. Për shembull Gazprom-i zotëron 56% të industrisë së naftës në Serbi. 151 deputetë të parlamentit të Serbisë, mbi 60%, janë pjesë e grupit të miqësisë Rusi-Serbi, dhe gjithashtu Serbia ka 14 avionë luftarakë MIG-29 nga të cilët 8 janë donacione nga Bjellorusia dhe 6 nga Rusia. Serbia shpenzon pothuajse 3% të BPV-së në ushtri dhe kjo i bie dy herë më shumë se pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Pra ekziston një militarizim i Serbisë, e cila nuk e njeh Kosovën dhe e cila përmes Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë po përpiqet ta bëjë atë vend jofunksional, ta kthejë atë në një shtet të dështuar dhe në fund ta marrë atë në kontrollin e saj”./teve1.info/

Tags: BBCkurtiLufta ne Ukrainevladimir putin
ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani përkujton masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Komisionit Evropian i bëhet thirrje të dënojë dhunën në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Komisionit Evropian i bëhet thirrje të dënojë dhunën në ditën e zgjedhjeve në Serbi

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën