TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës vazhdon të jetë në fuqi.

Kurti ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LVV-së, ku ka komentuar edhe qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Sejdiun.

Ai e ka cilësuar këtë qëndrim si të papërgjegjshëm dhe absurd, duke thënë se një situatë e tillë mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Unë isha shumë i lumtur që mbështetja ishte e plotë nga të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar për profesor Bekim Sejdiun si president i ardhshëm”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, fillimisht ishte shpresëdhënës vendimi i Kryesisë së LDK-së për ta mbështetur kandidaturën e Sejdiut, por më pas situata ndryshoi pas deklarimit të gjashtë deputetëve.

“Në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i Kryesisë së LDK-së për mbështetje të plotë për Bekim Sejdiun, por më pas patëm edhe këtë njoftimin negativ që gjashtë deputetë nga 18 sa i ka LDK-ja nuk e mbështesin Bekim Sejdiun për President”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se zhvillimi i ri kërkon konsultime të mëtejshme mes dy partive.

“Kjo është një situatë që të takohemi sërish me kryetarin e LDK-së apo të takohemi në Kryesinë e LVV-së për të shikuar rrugën përpara”, deklaroi Kurti.

Ai ka kritikuar gjashtë deputetët që kanë dalë kundër kandidaturës së Sejdiut.

“E konsideroj të papërgjegjshme, absurde një sjellje të tillë nga këta gjashtë deputetë që, si duket, duan të shkojnë në zgjedhje për herë të katërt brenda dy viteve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, marrëveshja politike e arritur me LDK-në nuk është prishur.

“Për mua si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, si udhëheqës i delegacionit, ekipit negociator me LDK-në, marrëveshja politike që kemi bërë është e vlefshme. Pra, ajo marrëveshje qëndron”, deklaroi Kurti.

Ai tha se marrëveshja është rezultat i një procesi negociator dhe se tash duhet të gjendet mënyra për zbatimin e saj.

“Është marrëveshje me shumë mund, është marrëveshje e drejtë, e mirë, e vërtetë, e dobishme, por çfarë të bëjmë që kishim këtë veprimin negativ të gjashtë deputetëve?”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, në kuadër të negociatave duhet të diskutohen fillimisht kriteret dhe karakteristikat që duhet t’i ketë Presidenti i Kosovës, e më pas të shqyrtohen emrat konkretë.

“Negociatat nënkuptojnë që nuk do të ketë emër të përveçëm për President të njërës palë, por duke diskutuar parimisht, konceptualisht, një herë për atributet, tiparet e karakteristikat e figurës presidenciale e më pastaj duke qarkulluar e diskutuar edhe për emrat e përveçëm, ka mundësi që të arrihet zgjidhja”, tha Kurti.

Kurti ka përmendur edhe procesin e zgjedhjes së presidentit në legjislaturën e kaluar, duke kujtuar kandidaturën e Feride Rushitit.

“Ju e dini që në legjislaturën e 10-të, pas tërheqjes së Glauk Konjufcës nga kandidatura, bashkë me kandidaten tjetër, doktoreshën Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe pasi që nuk pati propozime nga opozita, ne sollëm një lider të shoqërisë civile, doktoreshën Feride Rushiti. Ajo i ka pasur 64 vota”, tha ai.

Duke e krahasuar këtë rezultat me votat që, sipas tij, ka marrë Sejdiu, Kurti tha se kandidatura e propozuar në marrëveshjen me LDK-në ka marrë mbështetje më të madhe.

“Në kuti me votim të fshehtë, tash profesor Bekim Sejdiu, mund të them që dje i kishte 18 vota, sot i ka 74 vota. Pra, kemi një lëvizje nga 64 vota për Feride Rushitin te 74 vota për Bekim Sejdiun”, deklaroi Kurti.

Në fund, Kurti ka lënë të hapur vazhdimin e diskutimeve me LDK-në për tejkalimin e situatës së krijuar.

“Pajtueshmëri për rrugën përpara”, tha Kurti, duke nënvizuar se marrëveshja politike mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut mbetet në fuqi.

Tags: albin kurtiLVV-jaPresidentiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

​Puna e grave mbetet “e padukshme”, vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore

​Puna e grave mbetet “e padukshme”, vetëm 35% janë pjesë e fuqisë punëtore

Erdogan: Turqia do ta mbështesë Kosovën në sigurimin e “vendit të saj të merituar” në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Turqia do ta mbështesë Kosovën në sigurimin e “vendit të saj të merituar” në komunitetin ndërkombëtar

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Arbitra belg për ndeshjen Kosovë – Irlandë

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

KB Peja gati për duelin evropian

Irani kërcënon se vendet evropiane do “të humbasin gjithçka” në rast të rivendosjes së sanksioneve

Diplomati më i lartë iranian mbërrin në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Erdogani bën thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe heqjen e vetos

Erdogani bën thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe heqjen e vetos

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Koçeku për shefen e SHISH-ut: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama, e arrestoi SPAK-u

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Turqi, 11 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Turqi, 11 të plagosur

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën