TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kurti pas takimit me Vuçiq: Mbrojta interesat e Kosovës

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
​Kurti pas takimit me Vuçiq: Mbrojta interesat e Kosovës

Albin Kurti

Gjatë konferencës për media me ministren gjermane të Mbrojtjes, kreu qeveritar u shpreh optimist se në takimin e 13 majit të kryenegociatorëve në Bruksel do të arrihet marrëveshja për targat, energjinë në veri dhe të ketë përafrim në çështjen e personave të pagjetur.

“Unë mbrëmë si kryeministër i Kosovës, kam përfaqësuar vullnetin e popullit dhe kam mbrojtur interesat e shtetit, gjithnjë duke pasur për dysheme dhe tavan, Kushtetutshmërinë dhe Ligjin e Kosovës. Pavarësisht a ka darkë apo jo, unë i këtillë jam dhe njësoj ndihem. Me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj, por të njëjtën kohë edhe me krenari për këtë përgjegjësi që më është besuar. E kemi theksuar tash e shumë vite, se nuk jemi në parim kundër dialogut, por nuk duam dialog pa parime. Një ndër parimet e dialogut është barazia e palëve. Në atë darkë nuk kemi pasur gjella të ndryshme, pra ka pasur barazi të palëve dhe i kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit midis kryenegociatorëve. Më 13 maj unë, shpresoj se përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet edhe për zgjidhjen reciproke për targat e automjeteve, çështjes së mos pagesës së energjisë në veri të Kosovës dhe po ashtu nevojës për përshpejtim të çështjes së zbardhjes së fatit të pagjeturve”, tha ai.

Kreu qeveritar ritheksoi se dialogu me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Ky dialog duhet të rezultojë me marrëveshje, por kjo marrëveshje duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Nuk them se njohja reciproke duhet të jetë i vetmi element i marrëveshjes, por duhet të jetë në qendër. Do të ketë edhe elemente të tjera, por të cilët nuk mund të kenë kuptimin pa këtë qendër që është njohja reciproke. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur është çliruar, Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur e ka shpallur pavarësinë, Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2010 kur është dhënë opinioni i GJND-së, që ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkel ligjin ndërkombëtar. Po ashtu, Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2012 kur ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë. Ne duhet të ecim përpara dhe për të ecur përpara, presidenti i Serbisë duhet të distancohet edhe nga Millosheviqi dhe Putini. Kërkesa për kompromise në kushtet kur thotë se asnjëherë nuk do të njohë Kosovën, teksa nuk distancohet nuk është kërkesë për zgjidhje”, tha ai.

Ai ndërkaq tha se ministren Lambrecht diskutuan për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në aspiratat e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Duhet të flasim sa më shpesh dhe hapur për aspiratat tona në fushën e sigurisë, si për shembull, anëtarësimi ynë në mekanizma të sigurisë të përbashkët. Për sigurinë tonë dhe të vendit tonë ka 23 vjet që përkujdesen forcat gjermane në misionin e NATO-s… se si Gjermania është ndër partnerët tanë që ka ndihmuar me trajnime dhe pajisje ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, si dhe ky bashkëpunim vazhdon ende dhe ne e presim përkrahjen e mëtejme. Ministres i kërkova mbështetje lidhur me qëllimin e Kosovës për përgatitjen për aplikim dhe pranim në Programin e Partneritetit për Paqe, si dhe në organizata tjera rajonale dhe ndërkombëtare, specifikisht në Kartën e Adriatikut A5”, tha Kurti. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

“InfoNata” 01.08.2025

“InfoNata” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X