TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Kosova tashmë ka institucione funksionale, s’kemi kohë për të humbur

by teve1
3 javë ago
1
A A
Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Kosova tashmë ka institucione funksionale, s’kemi kohë për të humbur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas më shumë se një viti e gjysmë, vendi tashmë ka institucione plotësisht funksionale dhe se duhet të përshpejtohet puna për përballimin e sfidave shtetërore.

Kurti i bëri këto deklarata pas takimit me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Ai ka thënë se gjatë takimit ka parë gatishmëri, interes dhe vullnet nga presidentja e re për bashkëpunim në çështje me rëndësi për shtetin.

“Republika e Kosovës më në fund, pas më shumë se 1 viti e gjysmë ka institucione plotësisht funksionale dhe më nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara. Dhe, unë hasa në mirëkuptimin dhe gatishmërinë, interesin dhe vullnetin e presidentes së re që të angazhohemi bashkërisht për të gjitha gjërat, në çdo aspekt. Të jemi të shpejtë në sukseset që na presin, në fitoret në të ardhmen, që janë njëkohësisht edhe shpresë e pritje edhe e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri e ka cilësuar takimin me presidenten e re si një takim të parë, gjatë të cilit, sipas tij, është shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në çështje me rëndësi për vendin.

Sipas tij, bashkëpunimi mes institucioneve duhet të jetë në funksion të interesit shtetëror dhe publik, si dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Është një takim i parë me presidenten e re të Republikës, mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha të përditshme, për interesin shtetëror e publik, për të mirën e qytetarëve pa dallim. Unë e falënderova shumë presidenten, e cila na ka nderuar me pranimin e saj për kandidaturën të martën dhe tash na presin shumë punë dhe angazhime, të cilat natyrisht që me vullnet të mirë dhe me gjithë dijen e mundësinë që kemi do t’i shpiejmë përpara sa më shpejt që mundemi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se institucionet kanë përpara shumë punë dhe angazhime, ndërsa ka shprehur bindjen se ato mund të çohen përpara sa më shpejt, me vullnet dhe bashkëpunim institucional./teve1.info/

Tags: albin kurtijustina shiroka pula
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas aksionit në Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit marshojnë drejt KPK-së

Pas aksionit në Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit marshojnë drejt KPK-së

“Liri, barazi, solidaritet”, “Jepni dorëheqje” – protestuesit kërkojnë llogaridhënie nga Ministria e Drejtësisë

“Liri, barazi, solidaritet”, “Jepni dorëheqje” – protestuesit kërkojnë llogaridhënie nga Ministria e Drejtësisë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Protesta në Prishtinë, pjesëmarrës dhe familjarë të Arlinda Zekajt

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Senati francez miraton projektligjin që u kërkon protestuesve të paguajnë për dëmet

Senati francez miraton projektligjin që u kërkon protestuesve të paguajnë për dëmet

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Protesta në Prishtinë, pjesëmarrës dhe familjarë të Arlinda Zekajt

Protesta në Prishtinë, pjesëmarrës dhe familjarë të Arlinda Zekajt

Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën