TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti paralajmëron natë kritike në rrugët e Kosovës, apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme

by Tëvë1
11 muaj ago
3
A A
Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sonte pritet të jetë një natë kritike për qarkullimin rrugor në të gjithë vendin, për shkak të uljes së theksuar të temperaturave dhe rrezikut nga ngricat.

Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se temperaturat pritet të zbresin deri në –9 gradë Celsius, ndërsa rrugët e lagura nga reshjet e shiut mund të ngrijnë, duke rritur rrezikun për aksidente.

“Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren, ndërsa ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit për sezonin dimëror, përfshirë pajisjen e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë natës, ndërsa ata që detyrohen të qarkullojnë, t’i përshtaten kushteve atmosferike dhe të vozitin me kujdes të shtuar.

“Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë, andaj ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme”, ka përfunduar Kurti.

Tags: albin kurtiboraTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

​Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

​Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, kërcënoi me thikë punëtoren, i grabiti 7660 euro

​Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, kërcënoi me thikë punëtoren, i grabiti 7660 euro

Kurti: Ekonomia e Kosovës shënoi rritje prej 4.7 për qind në gjysmën e parë të vitit

Kurti: Ekonomia e Kosovës shënoi rritje prej 4.7 për qind në gjysmën e parë të vitit

​MPJ e Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

“Shpata e artë”: Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë zhvillojnë ushtrim të përbashkët operacional në Vrellë

Aktakuzë ndaj tre personave për mbi gjysmë toni marihuanë të zbuluar në Maqitevë të Suharekës

Aktakuzë ndaj tre personave për mbi gjysmë toni marihuanë të zbuluar në Maqitevë të Suharekës

Gërvalla: Gratë që kërkojnë mbrojtje nga dhuna duhet të marrin ndihmë dhe mbështetje nga shteti

Gërvalla: Gratë që kërkojnë mbrojtje nga dhuna duhet të marrin ndihmë dhe mbështetje nga shteti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën