TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Para jo më larg se tri dekadash, ky tubim nuk mund të imagjinohej

nga teve1
27 Nëntor, 2024
0
A A
Kurti: Para jo më larg se tri dekadash, ky tubim nuk mund të imagjinohej

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në prag të festimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në adresimin e tij, ai ka thënë se nuk janë të rralla rastet kur mblidhen për këtë datë e megjithatë sipas tij kanë gjithmonë të njëjtin emocion.

“Nuk janë të rralla rastet që mblidhemi në këtë datë, këtu në ngjarjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, për të përkujtuar ngjarjen tonë më të madhe, atë të themelimit të subjektivitetit të kombit shqiptar. E megjithatë, ky tubim ka gjithnjë të njëjtin emocion”, ka thënë Kurti.

Po ashtu thuhet se kryeministri Kurti ka përmendur dy momente të veçanta për reflektim e përshtypje.

“Së pari, besoj se e kemi shumë të lehtë sot të jemi bashkë. Është kaq e lehtë, sa na duket e natyrshme si dukuri. Na duket sikur të qenit bashkë në ditët tona më të çmuara ka qenë e lehtë në të gjithë kohët që kemi lënë pas. Por ky tubim, para më pak se tri dekadash nuk mund të imagjinohej, dhe kjo për tri herë më shumë dekada gjithsej. Edhe thjesht imagjinimi shkonte bashkë me rrezikun dhe vuajtjet. Ishte koha e sakrificave dhe dhimbjeve të mëdha për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Së dyti, sot, të kapur në përditësinë tonë dhe në tollovinë e ngjarjeve që na mbërrijnë nga çdo cep i globit, një kompleksitet i paparë ndonjëherë në historinë e re botërore, kam përshtypjen se nuk e vlerësojmë aq sa duhet edhe një fakt tjetër. Akti i pavarësisë që u nënshkrua nga patriotët në 28 Nëntorin e motit 1912, një vit më vonë doli se nuk ishte thjesht akt, por program që do të shtrihej në një shekull e më shumë. U nënshkrua pra një program që, për me u përfytyru dhe për me u realizu, kërkonte ndihmën e një projekti tjetër, atë të Sami Frashërit në Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet. Që e paraprinte dhe vijon ta pasojë me dimensionin aktual të tij”, është shprehur ai.

Ndërsa, sipas komunikatës në përfundim të fjalës së tij, kryeministri ka ftuar të gjithë që ta festojnë e ta përkujtojnë këtë datë me idenë se Ismail bej Vlora dhe patriotët i shohin nga e ardhmja dhe presin realizimin sa më mirë e sa më të mbarë të udhës që e kanë përcaktuar me ngritjen e flamurit në Vlorë.

“Rilindasit tanë, janë në të kaluarën tonë dhe na shikojnë nga e ardhmja jonë. Në të kaluarën e tyre e kishim Skënderbeun, e në të ardhmen Adem Jasharin. Dhe pikërisht, qenia e jonë e përbashkët, në të tashmen, i bën ata të jenë e kaluara e jonë e përbashkët, dhe njëkohësisht e ardhmja që na pret të bashkuar”, ka përfunduar Kurti.

Gjithashtu theksohet se urimin për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Kurti e ka shoqëruar edhe me urimin për përvjetorin e 15-të të Shqipërisë në NATO, dhe hapjen e negociatave në rrugën e pandalshme drejt Bashkimit Evropian./teve1.info/

Tags: 28 Nentorialbin kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Veteranët e UÇK-së me agjendë të veçantë, nuk do të marrin pjesë në organizimin e qeverisë

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Edhe një i lënduar tjetër nga thika në qendër të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Emisioni “Info Nata” 09.05.2025

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X