TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti optimist se marrëveshja mund të arrihet brenda muajsh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti optimist se marrëveshja mund të arrihet brenda muajsh

Gjatë së mërkurës emisari Miroslav Lajcak, kishte edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”,ka thënë Lajçak.

Ndërsa kryeministri Kurti, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” tha se ai është optimist se brenda pak muajsh mund të arrihet një marrëveshje nëse ka vullnet edhe nga pala serbe për këtë gjë.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një prononcim për tëvë1 tha se ka shpresë për arritjen e marrëveshjes, por kritikon pozicionin e Kurtit që po mbanë tash e një kohë në lidhje me dialogun.

“Nëse Kurti nuk ka problem me përmbajtjen e marrëveshjes, atëherë vërtetë është e pakuptimtë pse ka ndërmarr kaq lëvizje që e kanë hjek vëmendjen nga marrëveshja …  unë besoj që ka mundësi me u arrit marrëveshja por jo duke vepruar njëanshëm dhe duke dal në taktika guerile ndaj aleatëve tonë të sigurisë siç ishte rasti me veriun”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se me këtë qasje, Kurti nuk po arrin t’i bindë ndërkombëtarët se është serioz në këtë proces.

“Por ajo se çfarë po bënë kryeministri Kurti, komplet në mënyrë të gabuar është që nuk ka treguar vendosmëri, nuk ka treguar vizion, dhe nuk ka treguar qartësi se pse dialogu është i rëndësishëm për republikën e Kosovës dhe të paktën nuk ka mbërri që t’i bind partnerët tanë amerikanë dhe partnerët tanë evropian që qasja e tij është serioze”, tha Hoxhaj.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se afatet e përmendura për dialogun duhet të zbatohen.

“Ne deri më tash kemi parë vetëm regres sa i përket dialogut, kemi parë që çdo gjë ka shkuar mbrapa. Shpresojmë që ato që i kanë thënë edhe ndërkombëtarët të jen ata muaj siç i kanë parapa ata edhe kryeministri edhe presidentja duhet t’i dëgjojnë akterët tanë ndërkombëtarë, sepse pa ta ne nuk do të ishim këtu ku jemi si shtet i lirë, demokratik dhe sovran”, tha ajo.

Për herë të parë afatet kohore për procesin e dialogut u përmenden në muajin nëntor të vitit që lamë pas, por të cilat nuk u konfirmuan nga BE-ja si lehtësuese e bisedimeve.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Luginë, flasin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Luginë, flasin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Faik Shatri zgjidhet kryesues i Bordit të SHSKUK-së

Faik Shatri zgjidhet kryesues i Bordit të SHSKUK-së

Guri për 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë: S’besoj që populli i Kosovës blihet

Guri për 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë: S’besoj që populli i Kosovës blihet

KQZ mbikëqyr shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e 7 qershorit

Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pagën minimale: 425 euro nga janari dhe 500 euro në korrik

A përfitojnë 200 euro studentët e punësuar?

Nën tokë kushte të rënda, mbi tokë rekorde: Dy realitetet e Trepçës

Nën tokë kushte të rënda, mbi tokë rekorde: Dy realitetet e Trepçës

“Ditari”- 26.05.2026

“Ditari”- 26.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën