TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti optimist për institucionet e reja, thotë se për presidentin duhet bashkëpunim me opozitën

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur optimist për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kështu u shpreh Kurti pasi bëri homazhe të premten pranë monumentit të heroit “Zahir Pajaziti”, për nder të 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Njëherë jemi ende duke pritur numërimin e votave. Votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave, ne mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Duhet të keni parasysh atë që është evidente përsëri që LVV-ja është fituese e padiskutueshme, bashkë me partnerët tanë. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së njëmbëdhjetë. Unë jam optimist se gjërat do të shkojnë mbarë e mirë sa i përket konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë”, tha Kurti.

Ndërkaq, për zgjedhjen e presidentit, ai tha se do të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin me partitë e tjera parlamentare, por sipas tij, të njëjtat duhet të jenë konstruktive.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit dhe presidentes së re, ju e dini se duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, ku kërkohet që 80 vota të deputetëve të jenë në kuti. Jemi të gatshëm, vullnetshëm dhe të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim. Kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë dhe e dini se si qeveri kemi bërë oferta të jashtëzakonshme për opozitën. Ne kemi propozuar, ata kanë refuzuar dhe shpresojmë që kësaj radhe të jetë ndryshe. Për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së njëmbëdhjetë nuk duhet ne të ndryshojmë. Ne ishim ata që morëm iniciativat për takime, ne ishim ata që ofruam bashkëqeverisje me LDK-në… Nga ana jonë ne kishim iniciativë, kishim oferta dhe propozime dhe kishim konstruktivitet dhe aktivitet. Shpresojmë që të tilla t’i shohim edhe te tiparet e opozitës, për dallim prej kësaj pranvere që po i vjen fundi”, shtoi ai.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit e nxjerrin Lëvizja Vetëvendosje si forcën e parë politike në vend me rreth 42.9 për qind të votave, që aktualisht përkthehen në 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me rreth 21.1 për qind të votave dhe 24 ulëse parlamentare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar rreth 17.6 për qind të votave, që aktualisht i japin 20 mandate në Kuvend.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar rreth 7.2 për qind të votave dhe tetë ulëse parlamentare. Në përbërjen e Kuvendit përfshihen edhe 20 ulëset e garantuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave 10 i takojnë komunitetit serb dhe 10 komuniteteve të tjera. Megjithatë, këto shifra mbeten të përkohshme, pasi në to ende nuk janë përfshirë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ishin të tretat që mbahen në Kosovë brenda 16 muajve të fundit, një tregues i vazhdimit të krizës politike dhe pamundësisë së subjekteve politike për të siguruar stabilitet afatgjatë institucional.

Tags: albin kurtiQeveriaTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Rreth 200 folës nga 15 vende marrin pjesë në Kongresin Ballkanik të ORL-së

Rreth 200 folës nga 15 vende marrin pjesë në Kongresin Ballkanik të ORL-së

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Votat e diasporës – Kjo parti ka marrë më së shumti vota deri më tani

Policia e Kosovës uron Ditën e Çlirimit të Kosovës

“Shqipëria bëri detyrën!”, Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit

“Shqipëria bëri detyrën!”, Majko uron Kosovën për Ditën e Çlirimit

Arbëreshë e kosovarë zbukurojnë me murale katundin “shqiptar” Pellagorio në Kalabri

Arbëreshë e kosovarë zbukurojnë me murale katundin “shqiptar” Pellagorio në Kalabri

“Mesditë”-12.06.2026

“Mesditë”-12.06.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën