Kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar nga opozita që të mos flasin në emër të ish-aktivistëve të VV-së si Arben Xheladini, Mon Balaj e Astrit Dehari.
Kurti në Kuvend ka thënë së nëse insistojnë, siç tha ai duke folur në emër të LVV-së, nuk ka debate.
Tutje, ai ka thënë që nëse ata insistojnë, atëherë të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme – të flasin për personalitetin e Kurti dhe për VV-në.
“Nuk mund të diskutojmë nëse insistoni të flisni në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes, në emër të Monit e Arbenit, Astritit e Arbnorit. Në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes, pushoni! Nuk mund të flisni në emër të tyre. A keni ardhur për debat ku raportoj unë, nëse vazhdoni të insistoni të flisni në emër të aktivistëve të Vetëvendosjes nuk ka debat. Thirrni një seancë tjetër të jashtëzakonshme dhe diskutojmë edhe për personalitetin tim edhe për Vetëvendosjen. Mirëpo, pushoni të provoni të përfaqësoni aktivistët e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Kurti.