TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti nuk shkon në takim të presidentja, opozita propozon 26 janarin për mbajtjen e zgjedhjeve

Raportet jo të mira në mes dy liderëve shtetërorë u panë edhe të mërkurën. Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin e thirrur për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në vend. Osmani tregoi se u propozuan katër data për ditën e zgjedhjeve, e partitë opozitare propozuan 26 janarin e vitit 2025.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Kurti nuk shkon në takim të presidentja, opozita propozon 26 janarin për mbajtjen e zgjedhjeve

Një tjetër ngjarje e rëndësishme nacionale i ka nxjerr në pah raportet jo të mira mes dy liderëve shtetërorë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të mërkurën i ftoi kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të rregullta.

Mirëpo, në këtë takim nuk erdhi kreu i partisë më të madhe Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

E për mungesë të tij, Osmani tha se nuk i di arsyet edhe pse janë dakorduar më herët për datën.

“Të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve. Nënkryetari i VV-së ka shprehur gatishmëri që të vijë në takim, mirëpo meqë ka qenë i informuar se ftesa ka qenë për kryetar këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë. Ai me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot, nuk ka qenë prezent kryetari i VV-së, Albin Kurti ne nuk i dimë arsyet, besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, u shpreh Osmani.

E pas takimit, e para e shtetit tregoi se janë propozuar katër data si mundësi për të qenë ditë e zgjedhjeve.

26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti apo 16 shkurti do të jetë dita kur qytetarët e Kosovës do iu drejtohen kutive të votimit.

“Sipas ligjit janë katër data të mundshme për zgjedhje, e para është 26 janari, pastaj 2 shkurti, 9 ose i 16, meqenëse ligji ynë parasheh që vetëm të dielave të mbahen zgjedhjet. Prandaj, edhe diskutimi ynë ishte vetë në kontekst të këtyre katër datave. Nuk kishte ndonjë insistim të tepërt, kishte preferenca, sepse nuk është dallimi i madh po flasim për pak javë”, tha ajo.

E për Partinë Demokratike të Kosovës, 26 janari është data më e përshtatshme.

Sipas kreut të këtij subjekti, Memli Krasniqi, me qenë se nuk pati zgjedhje të parakohshme, data e parë është e vlefshme.

Për 26 janarin e vitit 2025, u pajtua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Osmani tha se nga kryetarët e partive që ishin prezent nuk ka pasur propozime për zgjedhje të parakohshme.

Po ashtu para e vendit, Vjosa Osmani shtoi se caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nuk nënkupton se nuk mundet të ketë zgjedhje të parakohshme, por theksoi se për një gjë të tillë nuk pa disponim nga partitë politike.

Tags: mungesa e KurtitOsmanitakimi per zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK thërret konferencë për media

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK thërret konferencë për media

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Katër persona intervistohen për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje në Ferizaj

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën