Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka dhënë detaje për takimin e së shtunën me kreun e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj.
Të hënën para nisjes së seancës konstituive, Kurti i pyetur për gazetarët nuk ka dhënë detaje.
Për këtë takim nuk ka pasur deklarime as nga Nisma, por sipas raportimeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Kurti e Limaj kishin zhvilluar takime edhe më parë, por që nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje.
Fatmir Limaj ka thënë se do ta votonte Qeverinë Kurti3 me kushtin që Nismës t’i takojë posti i kryetari të Kuvendit, por siç ka thënë ai nuk është i interesuar të jetë pjesë e ekzekutivit.
Ndërsa, nga LVV-ja kanë thënë se posti i kryetarit të Kuvendit nuk negociohet duke shprehur gatishmëri që Nismës ti ofrojnë poste në ekzekutiv.