TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve

nga tëvë1
4 muaj më parë
10
A A
Kurti: Dy orë para sulmit Radoiçiqi u takua me Listën Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e ka jo larg kufijve.

Ai ka thënë se po punojë për të furnizuar FSK – në me armatim modern dhe stërvitje sipas standardit të NATO-s.

“Në kohën kur shtetet e kontinentit tonë po investojnë më shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake, edhe ne në Kosovë, që luftën e përjetuam e mbijetuam në të shkuarën e afërt dhe që rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë, po punojmë për pajisjen e FSK-së me armatim modern dhe për stërvitjen e saj sipas artit bashkëkohor ushtarak. Në katër vitet e fundit ne e kemi përmbushur standardin, kuotën e kërkesën e NATO-s për dedikimin e së paku 2% të bruto produktit vendor për mbrojtjen, kemi investuar 319 milionë euro për armatim bashkëkohor, siç janë dronët luftarak nga Turqia “Bayraktar”, sistemet kundërtankeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Javelin”; kemi shtuar rekrutimin dhe trajnimin e ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit. E FSK-ja ka marrë pjesë në 12 ushtrime ndërkombëtare dhe njësi të saj janë validuar për operacione konvencionale dhe operacione paqeruajtëse e të tjera, e të tjera”, ka thënë Kurti në akademinë e mbajtur me rastin e Epopesë së UÇK-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk mund të harrojë Epopenë e UÇK-së dhe luftën çlirimtare, në mënyrë që të ardhmen ta ketë më të sigurt.

Në akademinë përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti tha se s’mund të ketë pajtim me Serbinë derisa ajo, jo vetëm që nuk kërkon falje, mirëpo zotohet se do të përsërisë gjenocidin ndaj Kosovës porsa t’i vije rasti.

“Ndonjë herë na thuhet të mos shikojmë pas por vetëm përpara, drejt së ardhmes së përbashkët, si ajo shprehja ‘të shkuara, të harruara’, që e thonë ata që duhen të pajtohen. Mirëpo si mund të ketë pajtim pa pranim të fajit? Si mund të ketë falje nga ana e viktimës kur agresori jo vetëm që nuk kërkon falje por zotohet se do të përsërisë krimin në rastin më të parë që do t’i jepet. Serbia nuk është shëruar le ta quajmë kompleksit të Kosovës që e ka çuar atë t’i shkaktojë disa gjenocide, jo vetëm në tokën tonë por edhe vende të tjera të Ballkanit. Serbia është shteti më i armatosur në rajonin tonë, aleati më i ngushtë i Rusisë që Kosovën e quan sepse dëshiron pjesë të territorit të saj shtetëror. Mban baza të përparme ofensive të ushtrisë pranë kufirit me vendin tonë. Ajo ndërmerr sulme terroriste, sabotime, teksa strukturat paralele ilegale në Kosovë ia kemi mbyllur ose shporrur. Ne kemi detyrë të kujtojmë. Ne nuk mund të harrojmë luftën çlirimtare, as viktimat civile dhe posaçërisht Epopenë e UÇK-së pikërisht për të mos u kthyer në të kaluarën. Duke mos harruar të kaluarën, ne kemi të ardhmen e sigurt”, tha Kurti.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

“Matrix”- 14.07.2025

“Matrix”- 14.07.2025

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X