TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti në takim me kongresisten amerikane: Dialogu me Serbinë duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kurti në takim me kongresisten amerikane: Dialogu me Serbinë duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë

Përmes një njoftimi për media nga zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit janë themeli i një rritje të qëndrueshme ekonomike që i duhet vendit, shkruan teve1.info

Gjatë takimit me Maloney, Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë, me ç’rast ka theksuar se i njëjti duhet të jetë parimor.

Reklamë

“Ai theksoi angazhimin e Qeverisë dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, duke veçuar ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”. Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri ritheksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë. Qeveria e Kosovës angazhohet dhe është e vendosur që kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se Kurti ka shprehur qëndrimin se qasja e Serbisë te fondet e SHBA-së duhet të kushtëzohet me dënimin e plotë të invazionit rus pas sulmit në Ukrainë.

“U diskutua edhe invazioni dhe agresioni rus në Ukrainë dhe rreziku që paraqet për destabilizimin e rajonit, marrë parasysh lidhjet e afërta të Rusisë me Serbinë, e cila për dallim nga Republika e Kosovës, nuk është rreshtuar me botën demokratike në dënimin dhe sanksionimin e agresorit. Kryeministri tha se qasja e Serbisë te fondet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të kushtëzohet me dënimin e plotë të invazionit rus dhe sanksionimin e luftës ilegale të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash bëhet e ditur se kongresistja Maloney ka falënderuar kryeministrin Kurti që u rreshtuan përkrah ShBA-së dhe BE-së lidhur me invazionin rus në Ukrainë dhe për ndihmën e ofruar refugjatëve afganë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Përfshihet nga zjarri furra e njohur për “peraca” në Mitrovicë të Jugut

Përfshihet nga zjarri furra e njohur për “peraca” në Mitrovicë të Jugut

Maloku: Glauk Konjufca, shpresa e vetme për më shpëtuar këtë devijim politik

Maloku: Glauk Konjufca, shpresa e vetme për më shpëtuar këtë devijim politik

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

Juventusi sfidon Napolin për Sanchon

Roma heq dorë nga Sancho

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Asani debuton me barazim tek Esteghlali

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Ajeti në formacionin e javës në Turqi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Sunderlandi i Xhakës eliminohet nga Huddersfieldi

Arthur Melo huazohet te Gremio

Arthur Melo huazohet te Gremio

Milani, favorit për Rabiotin

Milani, favorit për Rabiotin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X