TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti a thënë se me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani janë në komunikim dhe janë takuar, por thotë se rizgjedhja e presidentes, apo zgjedhja e një presidenti të ri është hapi i katërt.

Ai tha se pas certifikimit të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, janë tre hapa paraprak që është konstituimi i Kuvendit , zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, formimi i qeverisë, e siç tha menjëherë duhet të fillojnë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare.

“I kemi tri marrëveshje me Bankën Botërore  e Planin e Rritjes së BE-së. Unë besoj që në raport m opozitën tek Marrëveshjet Ndërkombëtare e edhe te konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të shohim a do të fillojmë një kapitull të ri i cili dallon prej atij të vitit  2025. Neve na duhet në Kuvend ta shohim se a ka atmosferë për një raport të ri qeveri-opozitë, unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por padyshim që muaji shkurt është muaji që do ta na tregojë se neve se a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona”, deklaroi Kurti.

Ai tha se për formimin e qeverisë nuk e kanë asnjë problem, por kur u nevojiten dy të tretat e votave kanë nevojë për bashkëpunim me opozitën.

“Populli na ka dhënë një mbështetje të madhe që është përgjegjësi e lartë. Për formimin e Qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend prej Marrëveshjeve Ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja  presidentit ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Te ne gatishmëria ekziston, e në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri e interesim edhe nga opozita”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë u pyet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Ai tha se kudo që ka nevojë për paqe në botë, dëshirojnë të kontribuojnë.

“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, DHE Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ne kemi shprehur si Republikë që të marrim pjesë në këtë forcën stabilizuese ndërkombëtare, ku FSK-ja është e mirënjohur për kërkim shpëtim dhe jo vetëm. Meqenëse do të marrim pjesë ne forcën stabilizuese ndërkombëtare, ne kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë forcë stabilizuese ndërkombëtare, tash procesi do të ecë tutje. Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin e tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam të marrim pjesë me forcat tona e kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme të botës. Sa i përket Gazës ne i kemi ndarë gjysme milioni euro si qeveri dhe ky është një proces që do të vazhdojë edhe në vijim”, deklaroi Kurti./rtk

Tags: albin kurtiBordi i PaqesFSKGazaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?

As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Thyen disa lokale, arrestohen tre persona në Mitrovicë për vjedhje të rëndë

Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, merr pjesë presidentja Osmani

Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, merr pjesë presidentja Osmani

Një nga prokurorët kryesorë të gjyqit ndaj Millosheviqit viziton Reçakun

Rita Ora në mbështetje të Bebe Rexhës, i promovon këngën ‘Çike Çike’

Rita Ora në mbështetje të Bebe Rexhës, i promovon këngën ‘Çike Çike’

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK në ora 17:00 mban konferencë për media

​Thirrje që urgjentisht të forcohet siguria hekurudhore në Kosovë

​Thirrje që urgjentisht të forcohet siguria hekurudhore në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën