TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në ShBA, njohësit vlerësojnë se kryeministri atje duhet të flas edhe për Banjskën

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Kurti mohon se dialogu i ka marrë kohë, thotë se më shumë ju mori gazetarëve

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e kryeministrit, Kurti pritet të takohet me liderë nga bota ku do të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe do të bëhet prezantimi i mundësive dhe përparësive që Kosovës ofron për investitorë të huaj.

I pari i ekzekutivit të mërkurën mori rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë nga bota.

E gjithë kjo pritet të ndodhë në kuadër të javës së nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Detaje për këtë vizitë të Kurtit së bashku me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në New York dhanë edhe nga zyra e kryeministrit.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Por profesori i shkencave politike thotë se në këtë vizitë, Kurti nuk do të ketë takime me administratën amerikane.

“Takimi i Kurtit në SHBA nuk ka të bëjë me qeverinë amerikane apo administratën amerikane, por ka të bëjë ekskluzivisht me takimet që do të bëhen brenda punës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Është ftesa që e ka dërguar Josep Borell, për të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një takim përmbyllës apo lamtumirës”, tha Dritëro Arifi.

Por takimet të cilat Kurti pritet të ketë me liderët e vendeve ndërkombëtare, sipas njohësit të rrethanave politike, Tomor Avdiu, Kurti duhet t’i shfrytëzojë edhe për rastin e Banjskës.

“Këto takime përbëjnë në vetvete edhe një qëllim të Qeverisë Kurti për të krijuar një lloj fryme edhe të bashkëpunimit, jo vetëm të Qeverisë por edhe të shtetit tonë në raport në atë çfarë na ka ndodhur neve kur jemi në përvjetorin e sulmit terrorrist të Banjskës, por bashkësia ndërkombëtare nuk ka ndonjë masë ndëshkuese ndaj Serbisë për këtë veprim që është kry. Besoj kryeministri dhe të tjerët do të kenë mundësi t’ua sqarojnë liderëve atje, këtë akt për të krijuar imazh me të saktë, se pasi u hap aktakuza për këtë rast, duhet të këtë ndëshkim për Serbinë”, shprehet Avdija.

Profesori i shkencave politike Dritëro Arifi thotë se aktualisht marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës janë të acaruara.

“Administrata amerikane është irrituar nga veprimet e Qeverisë dhe kjo ka qenë ajo që acaruar gjithë marrëdhëniet, krejt gabimi i qëllimshëm apo i paqëllimshëm ka qenë tek në moskoordinim apo mos komunikimin e duhur, pra kjo e ka shkaktuar se jo që ka ndonjë shpërputhje të madhe ideologjike”, tha Arifi.

Gjatë qëndrimit në ShBA, i pari i ekzekutivit gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptarë në SHBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje.

Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit.

Tags: kurtivizita ne ShBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku – 6 deputetëve të LDK-së: Ky veprim është dëm vetëm për partinë

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Dy persona të lënduar pas një shpërthimi në një stacion treni në Gjermani

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Prishtina zhvendoset në kampin nacional

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Irani hakmerret pas sulmeve të SHBA-së, godet bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi me ultimatum për Rashicën

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Craiova me ofertë zyrtare për Korenicën

Cluji cakton çmimin për Korenicën, do 1.5 milionë euro

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën