TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Greqi përmend tri sfidat globale “të një niveli të paprecedent”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në Greqi përmend tri sfidat globale “të një niveli të paprecedent”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 26-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë, akademikë të shquar dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare.

Në fjalën e tij në ceremoninë dhe panelin hapës të simpoziumit, ai potencoi që bota ndodhet përballë tre sfidave globale të një niveli të paprecedent: ndryshimet klimatike, pabarazia shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë. Duke vënë theksin te pabarazia shoqërore, ai iu referua një studimi të vitit të kaluar të organizatës ndërkombëtare Oxfam sipas së cilës top 1 përqindëshi i më të pasurve posedon 45.6% të pasurisë globale dhe 59% të të gjitha aseteve financiare në botë. Sipas së njëjtës organizatë, në dekadën e fundit, ky 1% ka vënë në zotërim më shumë se gjysmën e të gjithë pasurisë së re globale.

“Për aq kohë sa 1% i më të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam drojë që nuk do të ketë paqe të vërtetë ndërmjet shoqërive dhe njerëzve dhe as me natyrën e planetit tonë”, tha kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ai foli për rëndësinë e rikthimit dhe ruajtjes së domethënies por edhe konkretizimit të ideve të mëdha të lirisë, barazisë, demokracisë dhe drejtësisë dhe për nevojën për të fituar zgjedhje demokratike në mënyrë që të ketë qeverisje demokratike. Kryeministri nënvizoi se një gjë e tillë nuk ka qenë më shumë e rëndësishme se sot, në 80 vjetët e fundit, qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Me pabarazinë gjithmonë e në rritje, gjasat për diktatura dhe fashizëm janë po ashtu në ngritje, tha ai. Në këtë kontekst, kryeministri bëri thirrje për solidaritet më të madh për organizim më të mirë, fitore më të shumta demokratike dhe qeverisje më të gjata të progresistëve e socialdemokratëve, duke mos harruar që demokratët ndihen të kërcënuar nga lufta, kurse autokratët nga paqja.

“Paqja që na duhet është një paqe demokratike dhe demokracia që na duhet është socialdemokracia”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

 

 

 

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet në baza vjetore. Edicioni i këtij viti titullohet “Hyni në të ardhmen – Prometheu i lirë: Fuqia e riimagjinuar për një Demos të Paqes, Barazisë dhe Qëndrueshmërisë” (Eng: Step into the Future: “Prometheus Unbound: Poëer Re-imagined for a Demos of Peace, Equity and Sustainability”).

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti: Subvencionimi i linjave ajrore për mërgimtarët s’është blerje votash

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kurti mohon akuzat e opozitës për blerje votash me subvencionim të fluturimeve për mërgimtarët

Kosova zhvillon stërvitjen e parë para miqësorëve me Çekinë dhe Andorrën

Kosova zhvillon stërvitjen e parë para miqësorëve me Çekinë dhe Andorrën

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Kasolli: Koha e vendimit për subvencionimin e linjave të mërgimtarëve s’mund të mohohet se është për përfitime elektorale

Demi i kurbanit futet në sallon flokësh

Demi i kurbanit futet në sallon flokësh

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

Konjufca: SHBA-ja, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm

“Ditari” 27.05.2026

“Ditari” 27.05.2026

Valon Berisha nuk është pensionuar, e konfirmon Foda

Valon Berisha nuk është pensionuar, e konfirmon Foda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën