TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Ditën e Tokës: Jemi në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për Kosovën

Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se kjo ditë shërben për ta rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore, si dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për mbrojtjen e tokës dhe shëndetit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se Kosova është në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të qëndrueshme, përcjell teve1.info

“Për ne, dita e tokës nuk është dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën por është ditë që na frymëzon për më shumë veprim dhe na ndihmon të vlerësojmë progresin e përditshëm që bëjmë. Sot, ne jemi në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të shëndoshë dhe të qëndrueshme. Politika tona inovative për zhvillim dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe ato për mbrojtjen e mjedisit plotësojnë njëra tjetrën. Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme si projekti Solar 100MË në KEK, projekti për rezervë akumuluese me kapacitetin më të madh në Evropë, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan do të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë”, ka shkruar ai.

Tutje, kreu i Ekzekutivit është shprehur se Kurti po dëshmon gatishmërinë e saj për të kontribuar në përpjekjen globale për mbrojtjen e tokës.

“Kosova, edhe pse nuk ka rritur akoma të bëhet pjesë Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosshmërinë e saj në ndërmarrjen e veprimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjen globale për mbrotjen e tokës. Këtë vit, ne po bëjmë të gjitha përgatitjet që në mënyrë unilaterale të ratifikojmë Marrëveshjen e Parisit të cilës po i paraprinë Ligji i parë që do të ketë Kosova për Ndryshime Klimatike. Ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit dhe ndotja nuk respektojnë kufijtë kombëtarë dhe ndikimet e tyre ndihen nga njerëzit dhe ekosistemet në mbarë botën, prandaj ne aktivisht po lobojmë që Kosova të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet e OKB-së për ndryshime klimatike”, ka theksuar ai.

Kurti po ashtu potencoi se janë duke hapur thirrje në shumën rreth 2 milionë euro për mbështetjen e komunave në politikat për klimën, energjinë, e ndër të tjerash edhe mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

“Vitin e kaluar në mënyrë që të përshpejtojmë zhvillimin e një modeli ekonomik qarkor që të zvogëlojmë emetimet e gazrave, të ruajmë biodiversitetin dhe të ndërtojmë sistem ushqimor të qëndrueshëm lansuam Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme të cilën deri më sot e kanë nënshkruar 22 komuna. Sot, jemi të lumtur të ju njoftojmë se po hapim thirrjen në shumë rreth 2 milionë euro për mbështetjen e Komunave në politikat për klimën, energjinë dhe infrastrukturën e qëndrueshme, zhvillimin lokal përmes konceptit të ekonomisë qarkore, lëvizshmërinë dhe rritjen e kapaciteteve të transportit publik me shkallë të ulët të emetimit, mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit dhe transformimin digjital”, ka shtuar Kurti.

Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirës të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, si dhe orë edukative me nxënës. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Sekuestrohen tri armë dhe 240 fishekë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Shpërthimi i gypit lë një pjesë të Fushë-Kosovës pa ujë

Shpërthimi i gypit lë një pjesë të Fushë-Kosovës pa ujë

Një burrë në Prishtinë rrahet nga gruaja dhe vajza e tij

Një burrë në Prishtinë rrahet nga gruaja dhe vajza e tij

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite kryen sulme me artileri dhe helikopter në Gaza

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite kryen sulme me artileri dhe helikopter në Gaza

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Sekuestrohen tri armë dhe 240 fishekë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Shpërthimi i gypit lë një pjesë të Fushë-Kosovës pa ujë

Shpërthimi i gypit lë një pjesë të Fushë-Kosovës pa ujë

Anthony Joshua ia theu nofullën Paulit, në meçin e madh revial

Anthony Joshua ia theu nofullën Paulit, në meçin e madh revial

Një burrë në Prishtinë rrahet nga gruaja dhe vajza e tij

Një burrë në Prishtinë rrahet nga gruaja dhe vajza e tij

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi fizikisht babanë e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën