TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti në Cyrih, mori pjesë në ceremoninë hapëse të sallonit të mobilieve të prodhuara në Kosovë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në Cyrih, mori pjesë në ceremoninë hapëse të sallonit të mobilieve të prodhuara në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të sallonit të mobileve dhe prodhimeve të drurit të prodhuara në Kosovë, të kompanive Mobile Dekor, Shehu L.L.C dhe AMW Interior, biznese këto nga Zvicra.

Në fjalimin e tij, Kurti tha se kjo është dëshmi e qartë e potencialit të cilësive që vijnë nga prodhimet e Kosovës, dhe një dritare drejt tregjeve botërore për mobiliet “Made in Kosova”.

“Ne në Kosovë, kemi bërë përparime të jashtëzakonshme në demokraci dhe sundim të ligjit në këto tre vitet e fundit, dhe kjo padyshim që ka frymuar një zhvillim të shpejtë edhe të sektorit privat. Me një renditje nga Freedom House si vendi i tretë në botë për përparim në demokraci, dhe duke i shtuar rezultatet më të mira në vendin tonë prej se jemi çliruar, kemi dëshmuar angazhimin tonë i cili konsiston në kombinimin e zhvillimit ekonomik me progres demokratik”, shtoi kryeministri.

Ai theksoi se edhe përmes luftimit të korrupsionit, ka ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë e që ka sjellë rritje ekonomike, e sidomos rritje të eksportit dhe të investimeve të huaja.

“Është një dëshmi e fortë se demokracia dhe sundimi i ligjit janë çelësi për prosperitetin ekonomik. Kësisoj, për më pak se tri vjet, Republika e Kosovës ka më shumë eksporte, sesa për më shumë se 6 vjet të periudhës paraprake. Kjo tregon se sa dinamik është sektori privat në Kosovë. Kompanitë tona jo vetëm që prodhojnë mallra me cilësi, por ato janë edhe të afta edhe të qëndrojnë në tregjet ndërkombëtare, e kjo sjell rritje ekonomike, krijon vende pune, por gjithashtu e përmirëson dhe imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë në botë”, u shpreh kryeministri.

Kurti tha se në këtë udhëtim drejt suksesit në tregjet ndërkombëtare, është thelbësore që kompanitë e vendit të Kosovës, të kenë qasje në burimet e duhura dhe ky showroom këtu në Cyrih është veçse fillimi. Ai paraqet jo vetëm produktet e Kosovës, por edhe shpirtin e sipërmarrjes dhe punën e palodhshme të popullit të Kosovës.

“Së bashku, me këto e kompani tona e shumë e shumë të tjera, me mbështetjen e qeverisë, dhe me partneritetin tonë me organizata si USAID, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën brenda shtetit e në skenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Vdes një 68-vjeçare në QKUK, u godit nga motoçikleta

Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Qeveria miraton vendimin për shpërblimit prej 500 mijë € për futbollistët e Kombëtares

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën