TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti në Bratisllavë: Serbia nuk po i njeh krimet e kryera në të kaluarën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Kurti pas takimit me Vuçiq: Mbrojta interesat e Kosovës

Albin Kurti

Gjatë pjesëmarrjes së tij në një panel diskutimi në kuadër të forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022, Kurti ka thënë se nevojitet një dialog parimor mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për nismën Ballkani i Hapur për çka ka thënë se Kosova mbështetet tek Procesi i Berlinit.

Në Bratisllavë, Kurti ka përmendur krimet e luftës dhe pastaj ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Kemi nevojë për një dialog që do të jetë parimor midis palëve të barabarta, për një marrëveshje ligjërisht detyruese për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar tek njohja e ndërsjellë. Fatkeqësisht Serbia po thotë që nuk do të na njohin kurrë dhe përtej kësaj as nuk i marrin parasysh, nuk i njohin krimet e kryera në të kaluarën, të jem i sinqertë kjo e dytë na ofendon shumë më shumë se e para”, ka thënë Kurti.

Këtu sipas Kurtit është thelbi i problemit – mohimi i krimeve të kryera nga Serbia.

“Këtu e shoh thelbin e problemit, mohimin e krimeve të së kaluarës, krimeve të luftës, gjenocidit e kështu me radhë, megjithatë po përpiqemi shumë në Bruksel bashkë me zotin Lajçak që të arrijmë marrëveshje kur bëhet fjalë për tabela automjetesh me parimin e reciprocitetit, sa i përket energjisë elektrike në veri sepse energjia nuk paguhet atje nga serbët për shkak të strukturave ilegale atje të Serbisë por jo për shkak të qytetarëve, pastaj edhe zhdukjeve të detyrueshme ose zhdukjeve me forcë të njerëzve, kemi 1600 persona të pagjetur megjithatë Kosova është tregim i suksesshëm i luftës çlirimtare të popullit dhe punës së madhe që është bërë në njërën anë, por edhe ndihmës po ashtu nga Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me temën e Ballkanit të Hapur dhe kundërshtimin për këtë nismë, Kurti ka thënë se Kosova mbështetet tek Procesi i Berlinit.

“Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar, nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore, jemi në rregull me këtë dhe mbështetemi shumë tek procesi i Berlinit me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën e BE-së me vlerat evropiane brenda dhe BE që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së dhe më duhet të them që as orientimi politik e as ndjeshmëria politike nuk i besoj atij grupi politikanësh që besojnë tek vetëmjaftueshmëria e Ballkanit perëndimor. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe të jemi anëtarë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kryeministri.

Ndër të tjera Kurti ka thënë se Kosova pret përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës ku ka aplikuar për anëtarësim./kp/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën