tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti: Në 48 orët e fundit, 800 transaksione të regjistruara nëpërmjet Postës në katër komunat veriore

tëvë1 nga tëvë1
08/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se në 48 orët e fundit janë bërë rreth “800 transaksione të regjistruara nëpërmjet Postës në Leposoviq, Zubin Potok, Mitrovicë të veriut dhe Zveçan”

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ky institucion po rritet çdo ditë e më shumë, ku ka thënë se në gjithë vendin janë hapur nëntë zyra të reja.

“Janë hapur nëntë zyra të reja gjithandej vendit, katër prej të cilave në katër komunat në veri të vendit, përfshirë atë në Zveçan që është funksionalizuar nga sot. Vetëm në 48 orët e fundit janë rreth 800 transaksione të regjistruara nëpërmjet Postës në Leposoviq, Zubin Potok, Mitrovicë të veriut dhe Zveçan”.

Kurti ka folur edhe për shërbime tjera që po realizohen nga posta, duke thënë se investimet kapitale për periudhën janar-shtator të këtij viti janë mbi 70% më të larta sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

“Pas pilot projektit të suksesshëm në qershor të këtij viti, nga muaji tetor Posta po realizon shërbimin e aplikimit për Vula Apostile dhe Legalizuese për të gjitha dokumentet që vulosen në Departamentin për Çështje Konsullore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në platformën e-Kosova po integrojmë të gjitha shërbimet postare, duke filluar me deklarimin e adresës postare, ndërkaq me “One Stop Shop”, po u mundësohet qytetarëve të kryejnë shërbimet e tyre në qendrat e Postës për disa institucione pa pasur nevojë të shkojnë drejtpërdrejt te to. Investimet kapitale për periudhën janar-shtator të këtij viti janë mbi 70% më të larta sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2022. Me vlerësimin me Opinion të Pamodifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Posta po kthehet në shembull të menaxhimit financiar të ndërmarrjeve publike”, ka shkruar Kurti./teve1.info/

I kërkuari nga Policia sulmon zyrtarin policor dhe ikë

30/11/2023

Deklarohen nga Policia për vrasjen e vjehrrit nga dhëndëri: Ndodhi pas një mosmarrëveshje

30/11/2023

Dy të mitur vjedhin një televizor në një shkollë në Suharekë

30/11/2023

Drogë me postë nga ShBA-ja, arrestohet një person në Prishtinë

30/11/2023

Intervistohet bashkëshorti lidhur me vrasjen e gruas në Prishtinë, detaje nga Policia

30/11/2023

Kërcënon ish – të dashurën dhe familjen e saj, arrestohet nga Policia

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.