TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kurti në 23-vjetorin e masakrës së Rezallës: Gjenocidi serb njihet botërisht, përgjegjësit të gjykohen e të dënohen

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Kurti në 23-vjetorin e masakrës së Rezallës: Gjenocidi serb njihet botërisht, përgjegjësit të gjykohen e të dënohen

Kryeministri Kurti ka kujtuar të rënët e kësaj masakre, duke thënë se nuk ka asnjë dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet botërisht dhe se për këtë drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet të veprojnë me ngulmë në mënyrë që përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të gjykohen e dënohen.

“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan he u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo u ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë…me ekzekutim mizor e barbarë ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat. Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet edhe botërisht përveçse nga ne shqiptarët që e përjetuam, andaj edhe drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojmë në mënyrë që përgjegjësit dhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët të gjykohen e të dënohen”, tha Kurti.

Kurti bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Koosvës (FSK) gjenerallejtënant, Bashkim Jasharin dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vendosur kurora lulesh tek kompleksi.

Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë./KP

Tags: albin kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Kurti tregon se çka bisedoi dy orë me Macron: Diskutime të thella për sigurinë, integrimin dhe zhvillimin

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në Gaza

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Kurti premton shpërblime që “nuk ua merr mendja” nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Vdes një 68-vjeçare në QKUK, u godit nga motoçikleta

Miratohet paga e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Qeveria miraton vendimin për shpërblimit prej 500 mijë € për futbollistët e Kombëtares

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Intervistohet një i dyshuar për shembjen e rrugës në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën