TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Ndihma e Luksemburgut mbi mesataren e shteteve të BE-së në raport me territorin e popullsinë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Ndihma e Luksemburgut mbi mesataren e shteteve të BE-së në raport me territorin e popullsinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mesataren e shteteve të Bashkimit Evropian në raport me territorin dhe numrin e popullsisë së saj.

Këtë deklaratë ai e ka bërë të martën gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për ndihmën dhe mbështetjen e Luksemburgut përgjatë viteve në zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë por edhe për kontributin në sektorin e sigurisë përmes KFOR-it dhe EULEX-it. E vlerësojmë shumë mbështetjen në fushën e shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe administratës publike. Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mesataren e shteteve të BE-së në raport me territorin dhe numrin e popullsisë së saj. Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen edhe kontributin tuaj”, është shprehur ai.

Përmes komunikatës bëhet e ditur se, Kurti dhe Bettel, kanë diskutuar rreth raporteve ndërshtetërore, fushat e bashkëpunimit dhe rreth përfitimeve nga marrëveshjet bilaterale që Kosova dhe Luksemburgu kanë në fusha të ndryshme.

“Në një bashkëbisedim të hapur e të përzemërt ata diskutuan rreth raporteve ndërshtetërore, fushat e bashkëpunimit dhe rreth përfitimeve nga marrëveshjet bilaterale që Kosova dhe Luksemburgu kanë në fusha të ndryshme. Listës së bashkëpunimit i është shtuar edhe një Memorandum i Mirëkuptimit i cili u nënshkrua dje. Ky Memorandum përbëhet nga dy fonde për mbështetje për sektorin privat në vlerë të përgjithshme mbi 35 milionë euro. Ata gjithashtu diskutuan për mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare që viteve të fundit kanë shënuar një trend të rritjes dhe mundësitë për investime. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri veçoi fushën e teknologjisë dhe të energjisë si sektorë me potencial të madh të vendit tonë dhe pozitën e përshtatshme gjeografike, sistemin tatimor, fuqinë punëtore profesionale dhe shumëgjuhëshe, progresin demokratik dhe stabilitetin institucional si përparësitë që ofron Kosova”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se, kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Luksemburgut për mbështetjen e palëkundur në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e palëkundur të Luksemburgut në anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e vlefshëm të Agjencisë Zhvillimore LuxDev. Ai po ashtu përgëzoi zëvendëskryeministrin Bettel për përurimin e objektit të ri të ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, i cili u inaugurua mbrëmë, duke e cilësuar atë si dëshmi e raporteve tona të forta dhe infrastrukturë për t’i thelluar edhe më shumë ato”, theksohet në komunikatë./teve1.info/

Tags: albin kurtiBELuksemburgXavier Bettel
ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s dhe qëndresa e UÇK-së u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Dalin në shitje biletat për duelin e Kosovës në Prishtinë

Dalin në shitje biletat për duelin e Kosovës në Prishtinë

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani kthehet në prill, gati për Lazion

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën