TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 28-vjetorin e rënies

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Kurti nderon Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 28-vjetorin e rënies

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, në përkujtim të 28-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, Kurti tha se dy veprimtarët kishin një ideal të përbashkët dhe ishin të përkushtuar deri në sakrificë për çlirimin e Kosovës.

“Njëri nga Kosova, tjetri nga Shqipëria të pandashëm për çlirim e për bashkim, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, nuk u ndanë asnjëherë nga njëri tjetri, e kishin idealin e njëjtë, e kishin punën e përbashkët dhe ishin të angazhuar deri në flijim për çlirimin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe për Republikën e pavarur e sovrane, të cilën e gëzojmë sot”, tha Kurti.

Ai vlerësoi veçanërisht kontributin e Konushevcit në organizimin logjistik të luftës çlirimtare, duke e lidhur sakrificën e tij me zhvillimin e sotëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ilir Konushevci si shpirti i logjistikës, i furnizimit, i ngritjes së luftës çlirimtare, punoi shumë kohë para luftës në mënyrë që të mund të luftojmë e të çlirohemi, andaj sot kur e shohim Forcën e Sigurisë së Kosovës, me armatimin e municionin modern e të shumtë që ka, me radhët e saj që sa vijnë e shtohen, ndjejmë se po e lajmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që kemi ndaj gjithë dëshmorëve të kombit, ndaj të gjithë martirëve të luftës së fundit e në veçanti ndaj njerëzve si Ilir Konushevci e Dr. Hazir Mala, të cilët aq shumë u angazhuan e kontribuan që të mund të luftojmë e të çlirohemi”, tha ai.

Kurti kujtoi edhe përgjegjësinë që, sipas tij, Konushevci mori pas vrasjes së komandantit Zahir Pajaziti.

“Ilir Konushevci pati një barrë të madhe pas vrasjes së komandantit Zahir Pajaziti, sepse në kohën kur ne ishim me humbje të mëdha në radhët tona, ai kishte barrën e dyfishtë, andaj edhe sakrifica e tij, lufta e paepur që bëri duhet të mësohet nga brezat e rinj se si duhet atdheu dhe se si duhet të bëhemi shembull për ata të cilët do të vijnë pas nesh”, deklaroi Kurti.

Në fund, ai bëri homazhe për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit shqiptar.

“Lavdi komandantit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malajt, si dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar të të gjitha etapave të përparimit të vendit e të kombit mbarë”, tha Kurti./teve.info/

Tags: albin kurtideshmorHazir MalajnhomazheIlir KonushevciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nesër afati i fundit për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Nis rehabilitimi i sistemit të ujitjes me investim prej 1.7 milionë eurosh

Nis rehabilitimi i sistemit të ujitjes me investim prej 1.7 milionë eurosh

Halilaj: Qeveritë e kanë harruar ekonominë – Aleanca e ka prioritet, më e rëndësishmja energjia

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

Arifi: Aleanca e ka përfunduar trendin e rënies, do të ketë ngritje më 7 qershor

PSG shpallet kampion i Ligës së Kampionëve pas dramës së penalltive ndaj Arsenalit në Budapest

PSG shpallet kampion i Ligës së Kampionëve pas dramës së penalltive ndaj Arsenalit në Budapest

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën