TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti ndan çmimet për kontribut jetësor të personaliteteve të komunitetit rom

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti ndan çmimet për kontribut jetësor të personaliteteve të komunitetit rom

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në manifestimin e “Roma Versitas Kosova”, për nder të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ku edhe u bë ndarja e çmimeve për kontributin jetësor të personaliteteve të komunitetit rom.

Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se me këtë rast, Kurti shprehu kënaqësinë që sot ishin bashkë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, por edhe për të shprehur mirënjohje ndaj personaliteteve të këtij komuniteti që kanë kontribuar për Kosovën.

“Çdo ditë, të gjithë ne, përfshirë mua, jemi dëshmitarë të arritjeve të komunitetit rom. Kam vizituar biblioteka me libra në gjuhën rome. Kam takuar poetë e akademikë të komunitetit, që pasurojnë e promovojnë letërsinë rome. Isha pjesë e ceremonisë së betimit të oficerëve rom, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në Ditën e Hapur të organizuar nga Qeveria, në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri, për të frymëzuar vajza dhe djem të komunitetit për karrierë në këtë sektor të rëndësishëm për shtetin dhe për të gjithë neve, kam bashkëbiseduar me shumë të rinj me vullnet e me përkushtim për karrierë e kontribut për sigurinë e vendit”, u shpreh kryeministri.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri shtoi se përkrahja për komunitetin rom në Kosovë është më e madhe se kurrë, siç është edhe kontributi i komunitetit rom në shoqëri.

“Sikurse këtu sot, uroj që kontributi juaj të njihet gjerësisht dhe që në vazhdimësi të kemi, e të kemi bashkë, të arritura të reja, e suksese të tjera që na bëjnë të gjithëve pa dallim krenar”, u shpreh ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohen katër shtetas turq, dyshohet se sulmuan një person dhe e mbajtën të mbyllur në veturë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohen tre persona

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën