TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti mirëpret caktimin e seancës konstituive për Kuvendin

Për caktimin e seancës konstituive, foli sot në mbledhjen e qeverisë edhe kryministri në detyrë, Albin Kurti. Ai tha se dy palë zgjedhjet e fundit ishin të panevojshme. Në mbledhje u miratuan disa propozim-vendime dhe nisma.

by Arlind Beqiraj
4 muaj ago
2 0
A A

Ka një kohë që Albin Kurti qeverinë e udhëheq si kryeministër në detyrë.

E nga gjashtë gushti, cilësimi në detyrë, Albin Kurtit mund t’i hiqet.

Kjo në rast se Kuvendi ia del që t’i formoj institucionet e reja.

Vendimin e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, që ta caktoj datën e seancën konstituive, Kurti e ka mirëpritur.

“Dy proceset pasuese zgjedhore të dyja të parakohshme në dhjetor e veçmas në qershor kanë qenë të evitueshme dhe të panevojshme”. Këtë deklarim, Kurti e bëri në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Këtu u miratuan disa propozim-vendime dhe nisma, dy nga to të rëndësishme në fushën e digjitalizimit.

Vendimi i parë lidhet me nismën për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për përfshirjen e Kosovës në zonën “EU Roam Like at Home”, që synon heqjen e tarifave të roaming-ut.

“Vendimi i sotëm hap rrugë për zhvillimin e negociatave dhe arritjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian, e cila do të mundësojë që qytetarët të komunikojnë pa kosto shtesë roaming-u në vendet e BE-së.”

Ministri në detyrë, Lulëzon Jagxhiu, bëri të ditur se vendimi i dytë ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve digjitale në administratën publike.

“Korniza e miratuar sot përcakton një model të unifikuar për zhvillimin e aftësive digjitale dhe synon që transformimi digjital të kuptohet si ndryshim institucional dhe profesional, e jo vetëm si investim në teknologji”, tha Jagxhiu.

Në mbledhje u miratua gjithashtu projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se projekt-rregullorja është hartuar në kuadër të planit të akteve nënligjore për vitin 2026 dhe synon krijimin e një sistemi të unifikuar e transparent të rekrutimit të zjarrfikësve.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën