TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të aktivistit dhe të burgosurit politik, dhe veprimtarit, Afrim Morina, u cili vdiq dje, në prag të ditëlindjes së tij të 73-të.

Në këtë mbledhje komemorative së bashku me Kurtin ishin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, deputetët Gani Krasniqi, Enver Dugolli e Salih Zyba dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të cilët u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe familjarë e miq të Afrim Morinës.

“Sivjet më 12 qershor, do të mbushen fiks 25 vjet nga çlirimi i vendit tonë  nga Serbia okupatore,  pushtuese.  E kjo ditë, erdhi para 25 vitesh edhe falë angazhimit të njerëzve sikur Afrimi dhe të gjeneratës së cilës i takon ai. Qysh si 17 vjeçar, Afrim Morina ishte ndër organizatorët e nxënësve të gjimnazit dhe të normales së Suharekës, në demonstratat e vitit 1968. Gjatë rinisë së hershme, ai bashkëthemeloi disa grupe letrare, e që për kohën të tillat nuk ishin vetëm artistike por edhe patriotike e politike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ai kujtoi se Afrim Morina, u dënua dhe u burgos nga regjimi i Beogradit katër here më 2 prill 1974, më 26 maj 1981, më 9 maj 1990 dhe më 16 dhjetor 1991, duke i kaluar gjithsej gjashtë vjet e gjysmë në burg, vetëm për shkak të aktivitetit  të tij politik, nga organizatat ilegale e te subjekti politik, Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB, si zëvendëskryetar i saj, në kohën kur kryetar i saj  ishte Profesor Ukshin Hoti.

Duke përkujtuar figurën e tij si një intelektual dhe njeri i drejtë, kryeministri theksoi se një jetë si e Afrim Morinës, e kaluar me aktivitete letrare dhe politike, me burgosje politike dhe angazhim intelektual, e bëri Afrimin një njeri me shumë mendim dhe që kishte shumë për të thënë, e për të dhënë, dhe si rezultat një nga aktivistët politikë më të angazhuar të brezit të tij të të burgosurve politikë.

“Afrim Morina e udhëhoqi në Suharekë fushatën aq njerëzore si dhe politikisht e kombëtarisht shumë të dobishme për pajtimin e  gjaqeve dhe të ngatërresave në vitin  1991. Për një kohë, ai qe edhe nënkryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut. Që nga vitet e rinisë së hershme dhe deri në kohën e luftës në Kosovë, Afrim Morina ishte veprimtar i disa organizatave ilegale të kohës, sikur Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH), Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) si dhe Fronti i Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar (FRBK)”, tha kryeministri Kurti.

Gjatë kësaj mbledhje, që u mbajt në hapësirat e Bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha”, kryeministri Kurti gjithashtu nderoi edhe veprën intelektuale të shkruar të Afrimit. Në vitin 2015 ai kishte botuar të plotë vepren e tij me titullin përmbledhës “Arka e kujtimeve”, e që përfshin gjithsej 18 vepra me poezi, drama, romane, publicistikë, filozofi politike dhe kujtime.

Pas mbledhjes komemorative, Kurti u shoqërua nga ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe aktivistë e bashkëpunëtorë, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit, Afrim Morina, në fshatin Reshtan të Suharekës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shehu: Me mua si kryetar, Gjakova do të ketë park biznesi, qendër teknologjie dhe aeroport në të ardhmen

Shehu: Me mua si kryetar, Gjakova do të ketë park biznesi, qendër teknologjie dhe aeroport në të ardhmen

Prenkaj: Nuk do të ketë zbutje të qëndrimeve të ShBA-së karshi Kosovës edhe pas takimeve atje

Prenkaj: Nuk do të ketë zbutje të qëndrimeve të ShBA-së karshi Kosovës edhe pas takimeve atje

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Emisioni “Info Nata” 26.09.2025

Emisioni “Info Nata” 26.09.2025

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Kurti takon kryeministrin e Grenadës, diskutojnë për bashkëpunim dhe mbështetje ndërkombëtare

Kurti takon kryeministrin e Grenadës, diskutojnë për bashkëpunim dhe mbështetje ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën