Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se panairi i 23-të “Expokos” është një shans i mirë për Kosovën por edhe bizneset që të lidhin ura bashkëpunimi, raporton teve1.info
Në fjalën hyrëse të tij në këtë panair, Kurti tha se fjala “Expokos” i asocoi në eksplorimin e Kosovës siq e quajti ai të bukur e me njerëz punëtor.
“Kur e pashë këtë emërtimin “Expokos”, mendja më shkoi te eksploro Kosovën, që kjo paraqet një thirrje për të zbuluar, hulumtuar vendin tonë të bukur e të pasur me njerëz të mrekullueshëm e punëtor, që të zbulohen edhe trevat edhe bizneset ndonëse e dimë që në fakt fjala expo ka të bëjë me eksplorimin e produkteve e te shërbimeve për çfarë padyshim që ky edicion i 23-të është një shans i të gjithë neve por edhe ndërmarrësit që të njihen e vendosin ura komunikimi e bashkëpunimi mes vete”, tha Kurti.
Expokos sot hap edicionin e 23-të të këtij panairi i cili ka për qëllim të nxitë rritjen dhe inovacionin në sektorët e Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë, Mbrojtjes e Sigurisë duke qëndruar si mishërimi i promovimit dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.