TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Ne mbesim në opozitë, konstituoni kuvendin në përputhje me afatet

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Kurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Ne mbesim në opozitë, konstituoni kuvendin në përputhje me afatet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur me një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e falënderuar për ftesën e re për takim, por duke riafirmuar qëndrimin e partisë për të mbetur në opozitë.

Në letrën drejtuar Kurtit, Hamza thekson se vendimi i PDK-së buron nga dallimet programore dhe konceptuale me Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë të ditur se ky pozicion i ishte shprehur edhe në takimin e zhvilluar më 10 korrik.

“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, shkruan Hamza në letër.

Përveç konfirmimit të rolit opozitar të PDK-së, Hamza i ka bërë thirrje Kurtit që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke iu referuar afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”.

Në përmbyllje të letrës, Hamza thekson se Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj në procesin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, deri tani nuk është bërë publik ndonjë njoftim zyrtar për mbajtjen e një seance gjatë ditës së sotme, pas ndërprerjes së seancës së djeshme, e cila përfundoi pa u konstituuar Kuvendi.

Tags: albin kurtibedri hamzapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula takon ambasadorin gjerman Rudolph, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka-Pula takon ambasadorin gjerman Rudolph, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Dogana e Kosovës parandalon mallra të padeklaruar në vlerë rreth 3,400 euro

Dogana e Kosovës parandalon mallra të padeklaruar në vlerë rreth 3,400 euro

LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë

LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë

Në uniformën e Policisë së Kosovës, djemtë e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku priten nga komandanti Ahmet Xhosha

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i mungon Zvicrës

Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Diplomatët e G7 takohen në Paris, tensionet globale dhe siguria ndërkombëtare në fokus

Diplomatët e G7 takohen në Paris, tensionet globale dhe siguria ndërkombëtare në fokus

LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë

LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën