TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij të shtrirë në një periudhë mbi 45 vjet.

Kurti ka thënë se përveç si politikan Lajçi ka qenë njëri prej organizatorëve të protestave gjithë popullore kundër regjimit serb për çka ishte arrestuar.

Ish-kryetari i Pejës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës ka ndërruar jetë të dielën për çka Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Lajçit.

Postimi i plotë i Kurtit:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bacës Ali, politikanit Ali Lajçi!

I lindur më 3 janar të vitit 1955 në Malaj të Rugovës, Ali Lajçi ka qenë politikisht aktiv gjatë gjithë jetës së tij. Emri i Ali Lajçit haset herët, qysh mes emrave të organizatorëve të demonstratave studentore e popullore të vitit 1981, për çka ai u dënua nga regjimi i Jugosllavisë me 15 vite burgim. U lirua nga burgu në vitin 1991, por u arrestua sërish më 1993 për përfshirjen e tij në organizime të rezistencës së armatosur.

Pas luftës në Kosovë, Ali Lajçi ishte Kryetar i Komunës së Pejës mes viteve 2001 – 2007. Pas kësaj ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës në disa legjislatura, ku ishte edhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. Me Ali Lajçin më ka rënë të njihem dhe të punojmë së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës. Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij politik të shtrirë gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, si nga ata që e njohën dhe punuan me të, ashtu edhe nga historia moderne e Kosovës.

Ngushëllime familjes Lajçi, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Ali Lajçit për vdekjen e tij!

U kujtoftë gjithmonë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

Avokati kërkon shqyrtim të punës së Prokurorisë në Serbi për rastin “Panda”

“Info Nata”- 29.07.2026

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

Avokati kërkon shqyrtim të punës së Prokurorisë në Serbi për rastin “Panda”

Avokati kërkon shqyrtim të punës së Prokurorisë në Serbi për rastin “Panda”

Mehmeti: Kosova është peng i grindjeve partiake, partitë po e vendosin interesin e tyre mbi shtetin

Mehmeti: Kosova është peng i grindjeve partiake, partitë po e vendosin interesin e tyre mbi shtetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën