Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për një mandat tjetër, Albin Kurti ka prezantuar plan-programin, i cili fokusohej në siguri, mirëqenie, ekonomi, arsim, shëndetësi dhe sektorë tjerë.
Ai gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe Partisë Guxo në Prishtinë, ka thënë se do të investojnë 1 miliard euro në armatim dhe pajisje moderne ushtarake.
“Në mandatin që na pret do të investojmë edhe 1 miliard euro të tjera në armatim dhe pajisje moderne ushtarake, ashtu që kushdo që mendon se mund të na sulmoj të mendoj dy herë dhe kur mendon dy herë e lenë fare. Do ta ndërtojmë fabrikën municionin dhe drunjtëve duke e kthyer sigurinë dhe në motor të zhvillimit ekonomik teknologjik dhe industrial, kjo do të thotë vende të reja pune transformim njohurish dhe rritje e kapaciteteve vendore. Do të fillojmë programin e rezervës vullnetare në kuadër të planit mbrojtje gjithëpërfshirëse secili e secila që do t’i dal në mbrojtje vendit tonë, do të përfshihet në trajnimin bazik ushtarak dhe do të ketë armën e rezervuar personale të ruajtur në kazermë, dhe në raste të mobilizimit secili e secila do ta dijë vendin se ku do të lajmërohet për të marrë armën dhe cilat detyra do ti ketë.”, tha ai.
Ndërkohë Kurti gjatë fjalimit të tij tha se do të ndërtojmë kapacitetet te reja energjetike duke i shfrytëzuar edhe resurset tona, me teknologji moderne që ndotin më pak që është gazifikimi. Ai shtoi se do të investojnë 400 milionë euro për të ndërtuar pesë diga të reja.
Kurit foli edhe për pensionistët dhe kategoritë e dala nga lufta.
“Rritja e pensionit do të vazhdojë bashkë me rritjen e buxhetit dhe veçanërisht me kompletimin e reformës pensionale. Do të vazhdojmë mbështetjen edhe për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare dhe përveç rritjes së bensicioneve do të ndryshojmë edhe ligjin dhe do të heqim edhe padrejtësinë që kushtëzon përfitimin e benificionit vetëm për veteranët që nuk punojnë”, tha ai, derisa shtoi se në mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojnë shtesat edhe për fëmijë. Kurse, për nënat lehona, ai tha se do t’i kenë gjashtë muaj nga 500 euro.
Kurti po ashtu premtoi 250 milionë europër 20 stadiume dhe vazhdimin e projekteve të mëdha infrastrukturore si Unaza e Prishtinës, autostrada Gjilan–Prizren dhe magjistralja e Dukagjinit.
“Në sport do të investojmë 250 milonë euro për nderimin e 20 stadiumeve të futbollit në 18 komuna të Kosovës anë e mbanë republikës për të siguruar infrastrukturën e nevojshme sportive për të rinjtë tanë dhe lojërat mesdhetare 2030. Duke përfunduar rrugët e nisur dhe duke filluar projekte të reja strategjike unazën e Prishtinës, autostradën Gjilan -Prizren nga Banulla nëpër Shtime e në qafë të Dulës dhe magjistralen e Dukagjinit nga Istogu, Pejë, Deçan, Gjakovë e deri në Prizren, ne po ndërtojmë infrastrukturën që i jep hov zhvillimit ekonomik që e shpërndan begatinë çdo rajon që e bënë shtetin funksional për çdo qytetar.”, tha ai.
Sipas tij, bizneset dhe bujqit do të jenë në fokus të qeverisë së tij, ku do të bëhet valuta elektronike dhe ebujkun.
“Këtë mandat do ta nisim valutën digjitale të Kosovës. Valuta digjitale e krijuar nga shteti do të përdorët për pagesa. Krijimi i valutës digjitale nxit inovacionin dhe ekosistemin e inovatorëve. Me këtë e vendosim Kosovën në qendrën e zhvillimeve më të fundit teknologjike“, tha ai.
Ai shtoi me arritjet që ka ushtria jonë, është koha që të përshpejtohet anëtarësimi në NATO por gjatë këtij mandati do të zhvillohen dronët Made in Kosova.
Kurti theksoi se marrja e statusit të anëtarit kandidat për anëtarësimin në BE, do të jetë një nga angazhimet e tyre kyçe.
Kurti është ndalur edhe tek planet që kanë për sektorët e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe politikës së jashtme, energjia elektrike.







