TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kujton rektorin Statovci, thotë se i printe protestës së studentëve në kohën e okupimit serb në Kosovë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti kujton rektorin Statovci, thotë se i printe protestës së studentëve në kohën e okupimit serb në Kosovë

Kurti ka thënë për Statovcin se u vu në krye të Universitetit të Prishtinës në dekadën më të vëshitrë të tij.

“I thellë në të menduar, profesional në shkencë, i përkushtuar në punë, i dashur me studentë, serioz në veprime, intelektual dhe patriot në shoqëri, Prof. Ejup Statovci e etabloi figurën e tij në historinë moderne të Kosovës, duke u vënë në krye të Universitetit të Prishtinës në dekadën më të vështirë të tij, gjatë viteve të 1990-ta”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Kurti thotë për rektorin Statovci se i printe protestës që paqësisht e bëri aktive rezistencën kundër okupimi të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Pikërisht atëherë kur profesorët dhe studentët shqiptarë u përjashtuan nga universiteti dhe kur pushteti fashist serb i Beogradit e mohonte fare ekzistencën e Universitetit të Prishtinës, ky institucion u bë universitet më shumë se kurrë, duke i prirë më universales së një shoqërie, luftës për paradigmën e lirisë. Kurse vetë Universitetit të Prishtinës i printe Profesor Ejup Statovci, rektori që pati vizion intelektual, guxim patriotik dhe kurajo qytetare, që më 1 tetor 1997, të radhitej në rresht të parë me ne studentët në protestën që paqësisht e bëri aktive rezistencën kundër okupimit dhe apartheidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë’, tha ai.

Shefi i ekzekutivit të Qeverisë thotë se Statovcin nuk e ndalën as arrestimet dhe as kërcënimet që ia bënte policia e Serbisë.

“Arrestimet, kërcënimet dhe bastisjet që ia bënte policia e Serbisë, nuk e ndalën dhe as nuk e mëdyshën Prof. Ejupin në misionin e tij që ta mbante në këmbë Universitetin e Prishtinës dhe ta ruante vazhdimësinë e jetës studentore dhe akademike të tij. Në një kohë kur Kosova kishte nevojë jetike për njohje të çështjes së saj ndërkombëtarisht, Prof. Ejup Statovci krijoi dhe mbajti kontakte me universitete të tjera në Berlin, Jena, Drezden, Vjenë, Leqe, Lublanë dhe Zagreb”, tha më tej Kurti. /teve1.info/

Postimi i plotë:

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët

​Haradinaj: Kurti tani ikë nga faji dhe e bart tek opozita

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: A e patë kush po do zgjedhje, Kurti e nisi fushatën me akuza e shantazh

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën