TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kujton masakrën e Kaçanikut ku forcat serbe vranë 60 shqiptarë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti kujton masakrën e Kaçanikut ku forcat serbe vranë 60 shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Rakocit dhe në Lagjen e Re të Kaçanikut, ku u varë nga forcat serbe 28 dëshmorë e 32 civilë shqiptarë, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka shkruar se duke nderuar sakrificat e popullit të Kosovës për liri, punohet me vendosmëri për një Kosovë të paqes, të drejtësisë dhe përparimit.

“Nebih Livoreka i kishte 105 vjet kur e vranë në Rakovec të Kaçanikut. Ai ishte në mesin e 32 civilëve që u vranë atë ditë. Në betejë me forcat armike të Serbisë që kishin sulmuar popullsinë shqiptare ranë heroikisht 28 dëshmorë të UÇK-së. Sot u mbushën 25 vjet.

Në mëngjesin e 9 prillit të 1999, Kaçaniku ishte zgjuar i rrethuar nga forca të mëdha të ushtrisë dhe policisë së Serbisë, që sulmonin popullatën civile, duke granatuar nga të gjitha anët.

Në mbrojtje të tyre dolën ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u përballur me forcat e armatosura serbe. Në Betejën e Rakocit dhe Betejën e Lagjes së Re, u zhvilluan luftime të ashpra. Në mbrojtje të popullatës civile ranë 28 dëshmorë. Në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Emsale Frangu, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Mukadeze Lika-Muhaxheri. Sikurse që doli në ballë të luftimeve në prill 1999, ashtu në maj 1998 Mukadezja ishte në ballë të protestave kundër dhunës serbe në Kaçanik”, shkroi ndër të tjera Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Kemi arritur rezultat shumë të mirë, hapi i parë drejt fitores në balotazh

Çeku: Kemi arritur rezultat shumë të mirë, hapi i parë drejt fitores në balotazh

Numërimi drejt fundit në shumicën e komunave – rezultatet live

Numërimi drejt fundit në shumicën e komunave – rezultatet live

ZGJEDHJET LOKALE 2025: KUSH FITOI E KUSH HUMBI – CILAT KOMUNA SHKUAN NË BALOTAZH

Këto janë komunat që shkojnë në balotazh – Lista e plotë

Garë e fortë në Mitrovicë të Jugut, Tahiri tani kryeson

Përfundon numërimi në Mitrovicë të Jugut, Tahiri prin me 28 vota

Ramiz Lladrovci: Qytetarët kampionë zgjodhën kryetarin kampion, Drenasi – zemra e Kosovës

Ramiz Lladrovci: Qytetarët kampionë zgjodhën kryetarin kampion, Drenasi – zemra e Kosovës

Prizreni drejt balotazhit

Prizreni drejt balotazhit

Prebreza thotë se pas 25 vjetëve po thyhet bastioni në Fushë Kosovë

Prebreza thotë se pas 25 vjetëve po thyhet bastioni në Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën