TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti kujton Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin në përvjetorin e vrasjes së tyre

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti thotë se vendimi për dinarin nuk mund të kthehet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin në përvjetorin e vrasjes së tyre.

Kurti ka shkruar se serbët vranë tre veprimtarë shqiptarë, në Mitrovicë kryesindikalistin Agim Hajrizi, politikanin Latif Berisha, dhe në Prishtinë avokatin Bajram Kelmendi.

“Teksa aeroplanët e NATO-s nga qielli filluan bombardimin e caqeve të forcave serbe, si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, kriminelët serb vranë tre veprimtarë të njohur shqiptarë. Në Mitrovicë vranë kryesindikalistin Agim Hajrizi dhe politikanin Latif Berisha, e në Prishtinë vranë avokatin Bajram Kelmendi”,ka shkruar Kurti.

Kurti tha se Agim Hajrizi së bashku me nënën e tij dhe djalin u vra në shtëpinë e tij.

“Agim Hajrizi, sindikalisti i paepur, Kryetari i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryetar i organizimit komunal në Mitrovicë në vitet e ’90-ta, u vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën Nazmije dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin”, shkroi Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, Latif Berisha u vra në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

“Latif Berisha, politikan e intelektual, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe e autor i shumë studimeve, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, u vra nga forcat serbe në prag të shtëpisë së tij në Mitrovicë, në natën e 24 marsit”, tha Kurti.

Ndërsa, Bajram Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij u rrëmbye me forcë nga shtëpia dhe u gjetën të vrarë më 26 mars të vitit 1999.

“Bajram Kelmendi, juristi i shquar dhe avokat aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u rrëmbye nga shtëpia bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, nga policët serbë që i hynë dhunshëm në shtëpi në natën e 24 marsit 1999. Më 26 mars, ata u gjetën të vrarë”,ka shkruar Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në 27-vjetorin e masakrës së Lypeniqit: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve

Osmani në 27-vjetorin e masakrës së Lypeniqit: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

​Komisioni për Buxhet miraton marrëveshjen e kredisë për sektorin financiar, PDK voton kundër

​Komisioni për Buxhet miraton marrëveshjen e kredisë për sektorin financiar, PDK voton kundër

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Trump thotë se po shqyrton tërheqjen nga NATO-ja

Trump thotë se po shqyrton tërheqjen nga NATO-ja

Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme të bashkohen në luftën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme të bashkohen në luftën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

​Komisioni për Buxhet miraton marrëveshjen e kredisë për sektorin financiar, PDK voton kundër

​Komisioni për Buxhet miraton marrëveshjen e kredisë për sektorin financiar, PDK voton kundër

Grevë e përgjithshme në Bregun Perëndimor kundër ligjit izraelit për dënimin me vdekje

Grevë e përgjithshme në Bregun Perëndimor kundër ligjit izraelit për dënimin me vdekje

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën