TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kurti u kërkon ambasadorëve të veprojnë me vendosmëri ndaj sulmeve nga Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë Speciale për mungesën e veprimit në rastin e zhdukjes së politikanit Ukshin Hotit, ku edhe pas  26 vjetësh nuk është ngritur asnjë aktakuzë, as në mungesë, ndaj personave të përfshirë në këtë krim.

Ukshin Hoti u arrestua më 1994 dhe u dënua për aktivitetin politik të tij me 5 vite burgosje. Dënimi i tij do të merrte fund më 17 maj 1999, por një ditë më herët, më 16 maj, autoritetet e Burgut të Dubravës ku ai po e vuante dënimin e nxorën nga burgu dhe e zhdukën.

“Në dokumentin e lirimit të Ukshin Hotit, i lëshuar me numër protokolli 24-2241-05 dhe i nënshkruar nga Drejtori i Burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq, dëshmohet që Ukshin Hoti është liruar formalisht më 16 maj 1999. Në një letër të shkruar me dorë nga autoritetet e burgut, gjatë një strukturimi të të burgosurve, ku shihen të listuar emrat e të burgosurve të Krahut 13 D, nga dhoma nr. 14 deri te dhoma nr. 22, kuptohet që Ukshin Hoti ishte i vendosur në dhomën nr. 22, me numër rendor 6. Por ndryshe nga emrat e të burgosurve të tjerë, emri i Ukshin Hotit duket që është fshirë duke i rënë me laps sipër, kurse pranë emrit të tij është shkruar vërejtja: “ka mbaruar dënimin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti tha se Ukshin Hoti është një ndër personat e zhdukur me dhunë nga forcat dhe autoritetet serbe gjatë luftës në Kosovë.

“16 maji i vitit 1999, dita e lirimit të Ukshin Hotit nuk ishte dita e daljes së tij në liri, por dita e zhdukjes së tij. Që nga ajo ditë, Ukshin Hoti është një ndër personat e zhdukur me dhunë nga forcat dhe autoritetet shtetërore të Serbisë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Në ditët pasuese pas zhdukjes së Ukshin Hotit, autoritetet shtetërore të Serbisë kryen një masakër të madhe dhe të llahtarshme ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, një tjetër krim shtetëror ky i Serbisë”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, mungesa e veprimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës “mbetet boshllëk i dhimbshëm në përpjekjen tonë kolektive për drejtësi dhe për të vërtetën”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

Cilët janë dy emrat që do ta pranonin postin e presidentit në këtë situatë politike, sipas Spahiut?

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit

“InfoNata” 26.08.2026

“InfoNata” 26.08.2026

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Muriqi do të luaj në Ligën e Kampionëve me Fenerbahçen

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

Shkon në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet

88 ditë protestë në Tiranë

88 ditë protestë në Tiranë

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën