TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kritikon opozitën: Po kërkojnë zgjedhje pa marrë përgjegjësi

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Kurti kritikon opozitën: Po kërkojnë zgjedhje pa marrë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Kuvendi i Kosovës ka deklaruar se opozita nuk mund ta zhbëjë vullnetin e qytetarëve dhe se po pengon funksionimin normal të institucioneve.

Ai tha se kanë kaluar katër muaj nga zgjedhjet e fundit dhe, sipas tij, opozita po kërkon sërish zgjedhje pa pranuar përgjegjësi qeverisëse.

“Sot janë mbushur 4 muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe ja ku jemi në një seancë që bojkotohet nga opozita. Vetëm 4 muaj pas zgjedhjeve duan prapë zgjedhje; ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet. Pas një qeverisjeje 5-vjeçare është rritur mbështetja për ne. Ne do të jemi pranë popullit, duke i shërbyer me përkushtim, profesionalizëm e dinjitet dhe mbështetja për ne vetëm do të rritet,” ka thënë Kurti.

Ai shtoi se demokracia kërkon edhe institucione funksionale dhe kujtoi bllokadat e mëhershme në Kuvend.

“Por demokracia do edhe institucione. Vitin e kaluar ishte pengesa për t’u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe qeveria, ndërsa tash janë kapur te zgjedhja e presidentit,” u shpreh ai.

Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë oferta të gjera për bashkëpunim pas zgjedhjeve, por sipas tij ato janë refuzuar nga opozita.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht gjenerozë në ofertat tona. Lidhjes Demokratike të Kosovës i kemi ofruar zëvendëskryeministrin dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për kreun e tyre, si dhe katër ministri të tjera, pa pasur nevojë fare për ta në qeveri. I kemi marrë në qeveri pavarësisht se s’na nevojiten,” tha Kurti.

Ai shtoi se edhe për çështjen e kryetarit të Kuvendit është propozuar një zgjidhje kompromisi.

“Thamë: ‘Urdhëroni, nënkryetari juaj ose kryetari juaj le të bëhet kryetar kuvendi, e Glauk Konjufca të bëhet nënkryetar i Kuvendit’. Thanë: ‘Nuk e pranojmë, sepse ju e dëshironi presidentin me çdo kusht’,” deklaroi ai.

Kurti tha gjithashtu se, sipas tij, Kosova praktikisht e ka presidentin, por mungon konstruktiviteti i opozitës për ta formalizuar procesin.

“Republika e Kosovës praktikisht e ka presidentin, por nuk e ka konstruktivitetin elementar të opozitës për këtë gjë,” u shpreh ai.

Ai përmendi edhe një emër të propozuar nga shoqëria civile, duke thënë se është vlerë që individë të tillë shprehin gatishmëri për angazhim publik.

“Feride Rushiti është e gatshme dhe gatishmëria e saj është nder. Unë e falënderoj që, si lidere e shoqërisë civile, ka pranuar të kandidohet,” tha Kurti.

Në fund, kryeministri theksoi se zgjidhja e situatës kërkon një opozitë të re, sipas tij më konstruktive.

“Por Kosova, për të pasur president të ri, duhet të ketë opozitë të re. Opozita zanatin dhe karakterin e ka të vjetër, prandaj janë në rënie të lirë; sa më shpesh që bëhen zgjedhje, aq më poshtë shkojnë,” deklaroi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Haradinaj: Ka pasur mobilizim nga VV dhe Kurti që Aleanca të mos e kalonte pragun

Kurti takon ambasadorin e Suedisë, bisedohet për investimet dhe integrimet euro-atlantike

Kurti takon ambasadorin e Suedisë, bisedohet për investimet dhe integrimet euro-atlantike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën