TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kritikohet se projektligjin për konfiskimin e pasurisë po e përdorë për fushatë

Pjesë e parafushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, nga ana e kryeministrit Kurti, u bë edhe Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, projektligj i cili ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kritika për përdorimin e kësaj çështje për qëllime politike, po e kritikojnë njohësit e sistemit të drejtësisë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
6
A A
Kurti kritikohet se projektligjin për konfiskimin e pasurisë po e përdorë për fushatë

“Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet, edhe mandej duhet me tregu secili prej nga i vjen pasuria. Le të mos keqkuptohemi, ne nuk kemi asgjë kundër njerëzve të pasur, veçse duhet të na tregojnë se si i kanë bërë paratë”, tha ditë më parë kryeministri Kurti.

Deklarim të tillë për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, kryeministri Kurti e dha në një tubim paraelektoral në Mitrovicë.

Përdorimi i çështjes së Byrosë nga kryeministri në parafushatë, po kritikohet nga njohësit e drejtësisë.

Sipas Vullnet Bugaqku nga KDI, projektligji për Byronë nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

“Mos ta proklamojnë themelimin e këtij mekanizimi si një lloj mjeti që  njëra parti apo një zyrtar i lartë i shtetit, në këtë rast kryeministri t’i sulmojë të themi, eksponentët e tij politik, në mënyrën që sapo ligji të hyjë në fuqi dhe ju pastaj s’keni qare pa i deklaru ose pa tregu se ku i keni marrë parat, apo edhe se si jeni pasuruar. Pra, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të matur që mos ta shfrytëzojmë ose mos t’ia fillojmë ende pa filluar funksionalizimi i këtij mekanizmi, të përdoret për qëllime politike”, thotë Vullnet Bugaqku nga KDI.

Ndërkohë, problematike në atakimin e pasurisë së fituar jashtëligjshëm, nuk vlerësohet se është si pasojë e mungesës së bazës ligjore.

“Sa i përket çështjes edhe të luftimit të korrupsionit edhe të pasurisë së përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, mirëpo edhe deklarimi i prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë, Kosova vlerësoj se ka legjislacion të mjaftueshëm edhe në drejtim të asaj të bërjes publike të pasurisë së gjithë zyrtarëve publik. Ajo çfarë mbetet është që organet ligjzbatuese të angazhohen më tepër në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore”, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Projektligji për Byronë, pas miratimit në Kuvend, për herë të dytë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga ana e opozitës.

Tags: Konfiskimi i pasurisekurti
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Në Kroaci u mbajt marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Kroaci u mbajt marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë

5 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes del me detaje për situatën

5 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes del me detaje për situatën

Rutte sot merr detyrën si kreu i ri i NATO-s

​Shefi i NATO-s përballet me sfida në samit

Në Kroaci u mbajt marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Kroaci u mbajt marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje – ndalohen dy të dyshuar për zjarrvënie

Macron do të vizitojë Sirinë

Macron do të vizitojë Sirinë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

KP: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën