TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk vjetrohen e as nuk harrohen

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk vjetrohen e as nuk harrohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës.

Kurti tha se mëngjesin e 7 majit 1999 nisën luftimet që vazhduan deri në mbrëmje e mandej edhe gjatë 8 dhe 9 majit.

“Në një ditë si kjo 25 vite më parë, njësite policore të Serbisë i rrethuan në Çabrat të Gjakovës rreth 100 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 137 “Gjakova”. Mëngjesin e 7 majit 1999 nisën luftimet që vazhduan deri në mbrëmje e mandej edhe gjatë 8 dhe 9 majit. Në këto luftime ranë dëshmorë: Kushtrim Hoxha, Ali Hoxha, Tom Gjoka, Bujar Roka, Visar Juniku, Ahmet Gjikolli, Dashmir Krasniqi, Sefedin Xërxa, Yllka Domi, Hazyr Këpuska, Ilir Berisha, Agim Haxhiavdyli, Taulant Nura, Mentor Shtaloja që vdiq më 10 maj dhe Hamëz Zymberi që vdiq nga plagët më 15 maj.”

Tutje, ai ka thënë se serbët më pas u hakmorën për humbjet e pësuara duke vrarë banorët civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione tjera. Kurti ka përmendur emrat e tyre.

“Për humbjet e pësuara atë ditë, policët serbë u hakmorrën duke vrarë këta banorë civilë te ura e Taliqit dhe në lokacione të tjera: Ali Krypa, Ali Beqrama, Ibrahim Gojani, Ejup Huma, Faton Huma, Florent Sulejmani, Avni Shasivari, Shkëlzen Ajrani, Gani Ibrahimi, Demush Lataj, Hasan Smajli, Ramë Syla, Sokol Zenuni, Musa Binaku, Shaban Dodaj, Osman Tafa, Xhelal Sefa, Agim Efendija, Astrit Rexha, Kastriot Zherka, Lulzim Jaka, Halil Axhemi, Burim Bardhi, Fehmi Haxhidauti, Genc Këpuska, Elez Bakalli, Selim Lluhani, Tefik Lluhani, Esat Bicurri, Ferhat Bicurri, Nexhdet Bicurri, Sadri Binaku, Florim Berisha, Gëzim Berisha, Shani Luzha, Florim Luzha, Sami Luzha, Gëzim Luzha, Ylber Mejzini, Basri Nura dhe Halit Nura.”

Kurti ka shkruar emrat e të gjithë personave që u vranë nga forcat serbe më 8, 10 dhe 11 maj të vitit 1999.

“Të nesërmen më 8 maj 1999, nga policët serbë u vranë edhe Megzon Boshnjaku, Neki Pula, Halil Gashi, Kujtim Nuka dhe Faik Qava. Kurse më 10 maj, u vranë edhe Avni Spasi, Islam Koci, Idriz Mehmeti, Njazi Mehmeti, Agim Berisha, Albert Berisha, Fadil Berisha, Qazim Kajdomqaj, Muhamet Dyla, Isa Lokaj, Cenë Hajdari, Afrim Dana, Isuf Saraqini, Agim Saraqini, Arben Saraqini, Veli Saraqini, Skifer Sharani, Valon Sharani, Visar Sharani, Isuf Sharani, Mentor Sharani, Tahir Sharani, Arben Gexha, Osman Haxhiavdyli, Agron Haxhiavdyli, Afrim Haxhiavdyli, Driton Lluhani, Bekim Haxhibeqiri, Dukagjin Haxhibeqiri, Edmond Haxhibeqiri, Bashkim Domi, Bardhyl Çaushi, Ylber Hoxha, Labinot Dana, Luan Dana, Albert Dana, Kastriot Dana, Gëzim Dana, Agron Dana, Osman Dana, Genc Haraqija, Mehdi Haraqija, Genc Morina, Adriatik Morina, Skënder Morina. Të nesërmes më 11 maj 1999, u vranë po ashtu Shyhrete Dana dhe Ramadan Dana.”

Kurti ka thënë se disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka pasur drejtësi për viktimat civile.

“Disa nga kryerësit e këtyre krimeve kanë qenë të njohur dhe janë identifikuar qysh në atë kohë nga banorët e Gjakovës, por deri sot nuk ka patur drejtësi për viktimat civile që u vranë ato ditë.”

Ai ka thënë se krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk vjetrohen e as nuk harrohen.

“Krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk vjetrohen dhe as nuk harrohen. Ato krime janë të dëshmuara dhe të provuara dhe do të adresohen para drejtësisë sikur edhe kryerësit dhe urdhërdhënësit e tyre që do të gjurmohen deri në fund! Infrastruktura ligjore e institucionale si dhe prokurorët aktivë e gjyqësori efikas do të jenë rruga dhe mënyra në këtë obligim dhe synim tonin. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së të rënë në luftimet e Çabratit dhe të gjithë të rënëve në Gjakovë gjatë atyre ditëve të majit 25 vite më parë!”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

DnV thirrje për garë të drejtë dhe debat përmbajtësor në fushatën zgjedhore

DnV thirrje për garë të drejtë dhe debat përmbajtësor në fushatën zgjedhore

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

A do të jetë KFOR-i pjesë e grupit punues për xhandarmërinë?- Sveçla: Do bisedojmë me gjithë akterët

Tre persona plagosën me thikë nga një burrë në një stacion treni në Zvicër

Tre persona plagosën me thikë nga një burrë në një stacion treni në Zvicër

Trump lëshon kërcënim ndaj Omanit, Irani reagon në mbështetje

Trump lëshon kërcënim ndaj Omanit, Irani reagon në mbështetje

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkurë me shkëlqim

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkurë me shkëlqim

Tensionet përshkallëzohen teksa SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme ushtarake

Tensionet përshkallëzohen teksa SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme ushtarake

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

Ligji për të huajt, Sveçla: Qindra serbë aplikuan për shtetësi të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën