Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen solemne të Pavarësisë së Kosovës, tha se Pavarësia u arrit përmes luftës e sakrificës dhe jo rrugëve të shkurta, raporton teve1.info
Kurti tha se Kosova duhet të kujtoj amanetet e njerëzve që e kanë dhënë gjakun për lirinë e Kosovës.
“Kosova duhet të kujtoj amanetet e njerëzve që e kanë dhënë gjakun për lirinë e Kosovës edhe pse nuk kaun arritur ta shijojnë atë. Ky amanet është i paneglizhueshëm sepse nuk erdhëm ne këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet.
Të kemi parasysh fëmijët të cilëve duhet tu lëmë një Kosovë më të mrië se që e kemi gjetur, mjedisin më të gjelbër, ekonominë më të pasur, drejtësinë më funksionale, shëndetësinë më të pajisur dhe arsimin më të fortë”, tha Kurti.
Kurti tha se në këtë festë duhet t’ia kujtoj vetës që përvjetorin e 20-të të Pavarësisë të jenë të shumëfishuara arsyet që të rinjtë të zgjedhin Kosovën për të jetuar.
“Kjo është festa juaj, Kosova është shembull i demokracisë në rajonin problematik si Ballkani, vetëm si meritë e juaja.
Jeni ju ata që nuk do të lejoni të mbetet i padënuar abuzimi me pushtetin, prandaj jeni ju ata që e meritoni urimin për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Nëse në vendet tjera institucionet japin model për qytetarët, te Kosova modelin e japin qytetarët dhe ne institucionet duhet të bëjmë përpjekje për të ecur pas tyre”, tha ndër të tjera Kurti.
Ai përmendi edhe bashkëjetesën e mirë në mes të feve dhe etnive në Kosovë.