TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

nga teve1
14 Maj, 2025
0
A A
Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mirëpritur të mërkurën Presidentin e Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian, António Costa, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë, në Kosovë.

Siç thuhet, duke theksuar faktin që kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kurti ka kërkuar nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat.

“Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu thuhet se ka kërkuar heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Ndër të tjera, veçoi se sipas organizatave ndërkombëtare si Freedom House, Transparency International dhe World Justice Project, Kosova ka shënuar përparimin më të madh në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, rendin dhe sigurinë, ka ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe Kosova është e para që ka dorëzuar në kohë Agjendën e Reformave të Planit të Rritjes të BE-së. Kryeministri theksoi se Kosova ka bërë progres në plotësimin e reformave, siç dëshmohet në raportet e Progresit të BE-së për Kosovën”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë takimit bëhet e ditur se është biseduar edhe për sigurinë rajonale, ku Kurti ka thënë që kërcënimet për rajonin vijnë nga Serbia, si dhe ka kërkuar që Radoiçiq t’i dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

Kryeministri në detyrë, po ashtu ka ngritur shqetësimin edhe për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të nën-përfaqësuar në institucionet publike, diskriminohen në punësim dhe të drejtat e tyre shpërfillen në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë ai./teve1.info/

Tags: albin kurtiAntonio CostaBashkimi EvropianKosovaStatusVend kandidat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X